Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur rreth deklarimeve të bëra nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas mbledhjes së fundit të Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara.
Osmani ka thënë se presidenti i Serbisë ka bërë një numër të madh deklarimesh posttraumatike dhe ka shtuar se si presidente e Kosovës ka thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën para syve të gjithë botës.
Ajo ka theksuar se deklarimet e bëra në Këshill të Sigurimit janë të vërtetuara nga raportet ndërkombëtare dhe vendimet e gjykatave ndërkombëtare.
“Ai ka bërë një sërë deklaratash postraumatike. Ne thjesht e kemi thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën para syve të botës. Dhe të vërtetën s’mundet askush ta mohoj as ta sulmoj e as Serbia. Gjërat që i kam thënë atë ditë në seancë janë të gjitha të vërtetuara nga raportet ndërkombëtare dhe vendimet e gjykatave ndërkombëtare”, ka thënë Osmani./Express