Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe presidentin e Francës, Emanuel Macron.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Osmani thotë se e ka përgëzuar Presidentin Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kujtojmë se takimi u zhvillua në Paris për ceremoninë e rihapjes së katedrales Notre Dame.
“Rikonfirmova gjithashtu angazhimin tonë për të forcuar aleancën tonë. Ne mbështetemi në udhëheqjen e fortë të SHBA-së ndërsa punojmë së bashku për ta promovuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë”, shkruan Osmani në një postim në platformën X.