Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani konfirmoi se nuk do të ketë një takim me homologun serb, Aleksandër Vuçiç gjatë Samitit të ditës së sotme.
Para gazetarëve, Osmani theksoi se takimet dypalëshe zhvillohen në Bruksel.
Më tej ajo theksoi se në këtë samit do të flasë me liderët e BE për heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës.
“Nuk ka takim me Vuçiç në këtë samit. Takimet dypalëshe zhvillohen në Bruksel. Ne synojmë të takohemi me ata liderë që t’i bindim të heqin masat e padrejta ndaj Kosovës. Ky samit që mbahet në Tiranë i jep një zë dhe më të fuqishëm rajonit tonë.
Edhe që të flasim për heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës. Siç e përmenda edhe për njohjen nga vendet që nuk e kanë njohur. Të gjitha kërkesat e BE ne i kemi plotësuar dhe kemi një vit që presim përgjigje. Nuk e kemi krijuar ne situatën në veri, dhe i kemi ndërmarrë masat e kërkuara”, tha Osmani.