Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Osmani: Serbia vazhdon përpjekjet për të minuar Kosovën me argumente false

2021/10/11 at 9:38 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Osmani: Serbia vazhdon përpjekjet për të minuar Kosovën me argumente false

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka akuzuar ditën e sotme  Beogradin zyrtar se po vazhdon me përpjekjet për të minuar shtetin me narrativë e argumente të falsifikuara.

Osmani ëpërmjet një reagimi në Facebook  ka deklaruar se në konferencën e Lëvizjes së Shteteve të Painkuadruara (NAM), që po mbahet në Beograd, Serbia sërish po e keqpërdor statusin e vendit vëzhgues me synim për ta shtrembëruar të vërtetën për shtetin e Kosovës.

“Nën udhëheqjen e kasapit Sllobodan Millosheviç, Serbia ka shkaktuar shpërbërjen e dhunshme të Jugosllavisë, duke shkaktuar gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci, si dhe duke shkelur në mënyrë flagrante parimet themelore të NAM-it. Si vend kolonizues, me politika destabilizuese, me mohim te gjenocidit të kryer ndaj civilëve të pafajshëm e me veprime që çdo ditë bien ndesh me përpjekjet për paqe e stabilitet në rajonin tonë, Serbia dëshmon se është në kundërshtim me vlerat mbi të cilat është ndërtuar NAM”, ka thënë Osmani.

Ndër të tjera, presidentja Osmani përmend se pavarësia e Kosovës është njohur nga një numër i konsiderueshëm i shteteve të NAM-it.

“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2010 konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare. Prandaj ftoj të gjitha shtetet e NAM që nuk kanë njohur Kosovën që të udhëhiqen nga ky interpretim i GJND-së dhe jo nga propaganda e Serbisë e cila rrënjët i ka te mendësia Millosheviçiane”, tha Osmani.

Teksa vijon më tej Presidentja Osmani shprehet se Serbia duhet të heqë dorë nga përpjekjet për ta minuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës, përmes lobimit kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare si dhe me fushatën kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës nga vendet e tjera.

“Republika e Kosovës e vlerëson mbështetjen, të cilën ia kanë dhënë disa vende të NAM-it, në rrugën tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Në këtë kontekst, shpresoj që vendet pjesëmarrëse në konferencën e NAM-it, në Beograd do t`i refuzojnë qartë përpjekjet e Serbisë për të keqpërdorur konferencën për ndjekjen e agjendave të saj destabilizuese politike kundër Republikës së Kosovës dhe kundër shteteve të tjera në rajonin tonë”, është shprehur Osmani./Opinion.al

Etiketa: kosovePresidentserbivjosa osmani

Ju sugjerojmë

Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa
Kryesore

Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa

17 Dhjetor, 2025 12:03 pm
Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Kamëz, arrestohen dy persona
Kronikë

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Kamëz, arrestohen dy persona

17 Dhjetor, 2025 11:42 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Dhunoi rëndë partneren shtatzënë, arrestohet në Serbi 24-vjeçari, pritet ekstradimi

17 Dhjetor, 2025 11:22 am
Vrau me armë kolegun, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin
Kronikë

Vrau me armë kolegun, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin

17 Dhjetor, 2025 10:44 am
Bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë – Janinë
Rajoni

Bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë – Janinë

17 Dhjetor, 2025 10:16 am
Spiropali takon ministrin grek të Mbrojtjes: Forcojmë bashkëpunim për sigurinë
Aktualitet

Spiropali takon ministrin grek të Mbrojtjes: Forcojmë bashkëpunim për sigurinë

17 Dhjetor, 2025 10:15 am
Qindra miliona euro të pezulluara, disa të humbura: Ç’pësoi Kosova nga masat e BE
Kryesore

Bashkimi Europian nis heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës

17 Dhjetor, 2025 10:12 am
Buxheti/ Këshillitarët e PS kërkesë SPAK: Lejoni Veliajn të marrë pjesë në mbledhje
Kryesore

Buxheti/ Këshillitarët e PS kërkesë SPAK: Lejoni Veliajn të marrë pjesë në mbledhje

17 Dhjetor, 2025 10:10 am
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për Ukrainën?
Bota

A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për Ukrainën?

17 Dhjetor, 2025 8:35 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 17 dhjetor 2025

17 Dhjetor, 2025 8:33 am
Para
Basha shkarkon Flamur Nokën si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë

Basha shkarkon Flamur Nokën si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Juristi Gjata për Dajtin: Me gjykim të shkurtuar, bie burgimi i përjetshëm

Gjata: Njerëzit në fushatë votonin PD, sepse ishte emri i Berishës  

TE FUNDIT

Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa

Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa
17 Dhjetor, 2025

Kryeministri Rama ndodhet sot në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit...

Lexo më shumë

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Kamëz, arrestohen dy persona

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Kamëz, arrestohen dy persona
17 Dhjetor, 2025

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Kamëz. Në pranga ranë dy anëtarët e bandës, më konkretisht shtetasit Bledar...

Lexo më shumë

Dhunoi rëndë partneren shtatzënë, arrestohet në Serbi 24-vjeçari, pritet ekstradimi

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
17 Dhjetor, 2025

Është kapur në Serbi 24-vjeçari, Klejvis Metalla, pasi në janar të këtij viti dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë. Ai...

Lexo më shumë

Vrau me armë kolegun, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin

Vrau me armë kolegun, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin
17 Dhjetor, 2025

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin Ludjan Zaimi. Gjykata nuk pranoi rekursin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com