Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

2025/07/15 at 2:01 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, akuzoi Serbinë se po vepron si dorë e zgjatur e përpjekjeve të Rusisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, por nuk e përsëriti deklaratën e mëparshme për rolin e pretenduar të presidentit amerikan, Donald Trump, në parandalimin e një përshkallëzimi të situatës nga Serbia në Kosovë.

Duke folur të martën në Rigë të Letonisë, përkrah presidentit letonez, Edgars Rinkeviç, Osmani e hodhi poshtë nocionin e “tensioneve” mes Kosovës dhe Serbisë, duke e paraqitur situatën si agresion nga njëra palë dhe vetëmbrojtje nga tjetra.

“Unë nuk do t’i quaja tensione mes Kosovës dhe Serbisë, sepse ne përpiqemi të mos biem në kurthin e barazimit të të dyja palëve”, tha Osmani, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se cili është roli i Rusisë në tensionet dhe përshkallëzimet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne nuk duhet ta fusim kurrë agresorin dhe viktimën në të njëjtin thes. Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë vendin tonë, përfshirë përmes akteve të agresionit, ndërsa ne mbrohemi vazhdimisht,” tha Osmani.

“Ne kurrë nuk kemi pushtuar ose sulmuar, madje as edhe një centimetër të territorit të ndonjë fqinji. Ajo çfarë kemi bërë gjithmonë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, është ta mbrojmë pavarësinë tonë, ta mbrojmë integritetin tonë territorial, ta mbrojmë paqen dhe lirinë, që janë fituar me shumë sakrificë”, tha presidentja e Kosovës.

Ditëve të fundit, ajo foli në disa raste për përshkallëzimin e mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.

Gjatë një ligjërate në Uashington më 10 korrik, Osmani tha se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.

Ajo tha se ka “informacione të besueshme” se bëhet fjalë “për zhvillime shumë, shumë të vona”.

Kjo deklaratë shkaktoi kritika nga Richard Grenell, i dërguari i Trumpit për misione speciale.

Ai e akuzoi Osmanin për “manipulim” të fjalëve të Trumpit.

“Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për punën e tij për paqe dhe normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë në vitet 2019 dhe 2020, përmes Marrëveshjes së Uashingtonit. Osmani nuk ka qenë pjesë e asaj marrëveshjeje. Pretendimi se ka ndodhur diçka e re është absurd,” shkroi Grenell në X.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi Shtëpinë e Bardhë për sqarime shtesë, por nuk mori përgjigje.

Pyetjeve të REL-it se për çfarë lloj përshkallëzimi të situatës bëhej fjalë, nuk iu përgjigj as Qeveria në detyrë e Kosovës e as Ministria në detyrë e Punëve të Brendshme.

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje më 15 korrik, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha shkurtimisht: “Ne jemi jashtëzakonisht falënderues për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përgjatë gjithë historisë së Republikës së Kosovës”.

Përshkallëzimi i fundit i madh në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – ndodhi në shtator të vitit 2023, kur një grup i serbëve të armatosur, i udhëhequr nga Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, duke vrarë një polic.

Prishtina e cilësoi atë si sulm terrorist të orkestruar nga Serbia – një akuzë që Beogradi e mohoi.

Pas komenteve të Grenellit, ekipi i Osmanit paralajmëroi se presidentja do të mbajë një konferencë për shtyp, pasi të kthehet nga udhëtimi.

Duke folur në Rigë, Osmani po ashtu tha se ndikimi i Rusisë në Kosovë “është zero”.

“Fatkeqësisht, nuk mund ta them të njëjtën gjë për shtetin tonë fqinj, sepse Serbia është shndërruar në një shtet nën ndikimin e Rusisë – qoftë në aspektin politik, ekonomik apo ushtarak. Përmes këtij ndikimi në Serbi, Rusia përpiqet të shkaktojë pasoja destabilizuese edhe më gjerë në rajon, sepse sa më shumë të destabilizohet Evropa, aq më shumë u shërben interesave të Rusisë”, tha Osmani.

Ajo theksoi se Kosova do të punojë ngushtë me aleatët në Bashkimin Evropian dhe në NATO, përmes masave të frenimit dhe parandalimit, me qëllim që asnjë nga taktikat destabilizuese të Rusisë, të cilat kryhen përmes Serbisë, të mos ketë sukses./REL

Ju sugjerojmë

Buxheti/ Këshillitarët e PS kërkesë SPAK: Lejoni Veliajn të marrë pjesë në mbledhje
Kryesore

Buxheti/ Këshillitarët e PS kërkesë SPAK: Lejoni Veliajn të marrë pjesë në mbledhje

17 Dhjetor, 2025 10:10 am
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për Ukrainën?
Bota

A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për Ukrainën?

17 Dhjetor, 2025 8:35 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 17 dhjetor 2025

17 Dhjetor, 2025 8:33 am
Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së
-U tha në Opinion

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

16 Dhjetor, 2025 11:08 pm
Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament
-U tha në Opinion

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

16 Dhjetor, 2025 11:03 pm
Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
-U tha në Opinion

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

16 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
Bota

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

16 Dhjetor, 2025 9:31 pm
Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?
Bota

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?

16 Dhjetor, 2025 8:49 pm
Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë
Bota

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë

16 Dhjetor, 2025 8:24 pm
Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit
Politikë

Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit

16 Dhjetor, 2025 7:48 pm
Para
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”

Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”

Berisha vijon me akuzat: Si i bleu Rama votat me skemat në bujqësi

Berisha vijon me akuzat: Si i bleu Rama votat me skemat në bujqësi

“Europa duhet të mbetet civilizim”, Rama flet nga ‘zemra’ e Bavarisë

“Europa duhet të mbetet civilizim”, Rama flet nga ‘zemra’ e Bavarisë

TE FUNDIT

Buxheti/ Këshillitarët e PS kërkesë SPAK: Lejoni Veliajn të marrë pjesë në mbledhje

Buxheti/ Këshillitarët e PS kërkesë SPAK: Lejoni Veliajn të marrë pjesë në mbledhje
17 Dhjetor, 2025

Këshilltarët e PS në Bashkinë e Tiranës i kërkojnë zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve...

Lexo më shumë

A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për Ukrainën?

A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për Ukrainën?
17 Dhjetor, 2025

Shtetet e Bashkuara sapo përfunduan dy ditë bisedimesh me negociatorë ukrainas dhe evropianë në Berlin të Gjermanisë, të ndjekura nga...

Lexo më shumë

Horoskopi, 17 dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
17 Dhjetor, 2025

DASHI Një ditë interesante, Dash, sepse ju pret një vendim që e keni shtyrë për një kohë të gjatë. Ky...

Lexo më shumë

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së
16 Dhjetor, 2025

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan mbrëmjen e sotme, më 16 dhjetor, foli...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com