Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Osmani në Finlandë: Nuk duhet të ketë lëshime për Rusinë

2025/04/23 at 2:06 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Osmani në Finlandë: Nuk duhet të ketë lëshime për Rusinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Finlandë, theksoi rëndësinë që çdo marrëveshje e ardhshme paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë të mos e inkurajojë Moskën që të “ndjekë më tej ambiciet e saj imperialiste dhe territoriale ndaj vendeve të tjera”.


“Dhe, nuk po flas vetëm për këtë pjesë të Evropës, po flas edhe për Ballkanin Perëndimor, sepse ka pasur gjithmonë një qëllim tradicional dhe historik të Rusisë për të krijuar një efekt zinxhir”, tha Osmani të mërkurën, gjatë një konference të përbashkët për media me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, në Helsinki. Osmani deklaroi se nëse i bëhen lëshime Rusisë, vetëm sepse është më e madhe dhe ka më shumë armë, “kjo është e rrezikshme për pjesën tjetër të botës dhe jo vetëm për kontinentin evropian”.

Ajo tha se beson se është shumë e rëndësishme që presidenti amerikan, Donald Trump, po i kushton vëmendje vuajtjes njerëzore. “Kur kemi një qasje të përqendruar te njeriu, atëherë paqja është e mundur”, u shpreh Osmani.

Presidentja e Kosovës argumentoi se objektivi i Kremlinit shkon përtej pushtimit territorial, duke synuar të minojë unitetin evropian dhe të diskreditojë sistemet me vlera të Bashkimit Evropian dhe Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

“Sepse, përtej territoreve, ajo që dëshiron [presidenti rus, Vladimir] Putin është një Evropë e paqëndrueshme. Ajo që dëshiron Putin është të japë mesazhin se sistemet me vlera që përfaqësojnë Bashkimi Evropian dhe NATO janë një dështim. Nuk duhet t’i japim këtë argument, sepse Kosova është një dëshmi e suksesit të Bashkimit Evropian, NATO-s dhe partneritetit transatlantik”. Ajo tha se është e rëndësishme që marrëdhënia transatlantike ndërmjet Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të mbetet e fortë, “sepse historia na ka treguar se vetëm kur kjo marrëdhënie është e fortë, shohim suksese që kontribuojnë në një Evropë të bashkuar, të lirë dhe në paqe”.

Osmani ndodhet në një vizitë dyditore në Finlandë. Gjatë takimit me presidentin finlandez, Stubb, ata diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe mes Finlandës dhe Kosovës, për luftën në Ukrainë, situatën në Ballkanin Perëndimor dhe sigurinë evropiane. Presidenti i Finlandës tha gjatë konferencës për media se pasojë e papritur e luftës agresore të Rusisë në Ukrainë është se Evropa është më e bashkuar se kurrë, dhe se integrimi evropian është rikthyer në agjendë.

“Po jemi dëshmitarë të lindjes së një Perde të Re të Hekurt mes Evropës dhe Rusisë, dhe vendi i Kosovës është shumë i qartë. Është në zemër të Evropës, dhe, natyrisht, shpresojmë që Kosova do të bëjë çdo përpjekje për ta shfrytëzuar këtë mundësi drejt një integrimi më të thelluar në zemrën e Evropës dhe anëtarësimit të ardhshëm në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Të dy presidentët nuk pranuan të komentojnë mbi pyetjen e një gazetareje se çfarë do të ndodhte nëse Ukraina refuzon një marrëveshje, sipas së cilës do të humbte disa territore, dhe nëse SHBA-ja tërhiqet nga ky proces. Ata thanë se nuk do të komentojnë derisa të bëhet zyrtare se çfarë ndodh me procesin.

“Është një punë e vështirë”, tha Stubb, duke shprehur bindjen se përpjekja diplomatike do të vazhdojë.

Finlanda e mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së

Presidenti finlandez, Stubb, shtoi se Finlanda mbështet rrugën e Kosovës drejt BE-së, anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, dhe se stabiliteti në rajon është i rëndësishëm për sigurinë evropiane.

“Për ta përmbyllur, dialogu Beograd-Prishtinë është një hap thelbësor për ndërtimin e një stabiliteti afatgjatë në rajon. Ruajtja e paqes në Ballkanin Perëndimor është e rëndësishme jo vetëm për popujt e rajonit, por për Evropën në tërësi”.

Osmani tha se Kosova ka zgjedhur dialogun si mjetin e vetëm për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura, por shtoi se “paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm përmes respektimit të plotë të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe sundimit të ligjit, dhe në fund, duke mos mohuar apo ngacmuar fqinjin”.

“Fatkeqësisht, ne e kemi mësuar në mënyrën më të vështirë se çfarë do të thotë të kesh një fqinj që nuk i beson këtyre parimeve. Megjithatë, ne sërish kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit, për të gjithë fqinjët tanë, sepse duhet të sigurohemi që fëmijët tanë, brezi i parë që ka njohur vetëm paqen dhe jo luftën, të mos përjetojnë kurrë atë që kemi përjetuar ne”.

Osmani tha, gjithashtu, se ajo ka propozuar që Kosova dhe Finlanda të punojnë së bashku për një marrëveshje më gjithëpërfshirëse në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes ndërmjet dy vendeve.

Në kuadër të kësaj vizite, presidentja e Kosovës ndau Medaljen Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Finlandës, për kontributin e tyre për paqe e siguri në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR./REL



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
“Reumatizma shkon deri tek organet”, mjekja tregon simptomat

“Reumatizma shkon deri tek organet”, mjekja tregon simptomat

Euro U-17 në Shqipëri, Gjasula: Kombëtarja mund t’ia dalë me mbështetjen tuaj

Euro U-17 në Shqipëri, Gjasula: Kombëtarja mund t’ia dalë me mbështetjen tuaj

BE: Mungesa e institucioneve, “peng” i mjeteve financiare për Kosovën

BE: Mungesa e institucioneve, “peng” i mjeteve financiare për Kosovën
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com