Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Osmani nderon nënat e Srebrenicës me Medalje Presidenciale

2025/06/02 at 4:40 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Osmani nderon nënat e Srebrenicës me Medalje Presidenciale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë Medalje Presidenciale për nënat e Srebrenicës të Bosnje Hercegovinës, aty ku në korrik të vitit 1995 janë vrarë më shumë se 8.300 boshjakë nga ushtria e Republikës Sërpska – entitetit serb të Bosnjës.

Masakra e Srebrenicës është cilësuar si më e rënda në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore dhe njihet si gjenocid.

Presidentja Osmani ka thënë se Srebrenica është një plagë e hapur në vetëdijen e botës, dhe është simbol i tragjedisë që ka shkundur vetëdijen globale, por që ende nuk e ka marrë drejtësinë që e meriton.

Osmani e ka ndarë çmimin në kuadër të edicionit të tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili ishte zotim i Kosovës në kuadër të Samitit për Demokraci, të mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 2021.

“Ne në Kosovë bashkëndjejmë thellësisht me vuajtjen tuaj, sepse edhe ne kemi përjetuar të njëjtin gjenocid të bërë nga i njëjti agresor. Lista e masakrave është e gjatë dhe e dhimbshme. Dhe tani, pas më shumë se dy dekadave prej kur ka përfunduar lufta, mijëra nga Kosova dhe Bosnje-Hercegovinë vazhdojnë të jenë të zhdukur. Nënat nuk kanë një varr ku të vajtojnë të dashurit e tyre, por vetëm heshtin, heshtje që godet çdo ditë”.

Ajo ka thënë se e ndan çmim në emër të të gjithë shtetasve të Kosovës, dhe u është drejtuar nënave të Srebrenicës, duke u thënë se ato janë “frymëzim dhe simbol i forcës që buron nga dashuria amnore”.

Ministri i Jashtëm i Bosnje-Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, ka thënë se është thellësisht i nderuar që nënat e Srebrenicës janë nderuar këtë vit me Medaljen Presidenciale, duke i përshkruar ato si simbol global i dinjitetit.

“Këto gra kanë përjetuar dhimbjen dhe vuajtjen më të madhe njerëzore, por e kanë shndërruar në forcë dhe fuqi për drejtësi, kujtesë dhe paqe. Ato asnjëherë nuk kërkuan hakmarrje, vetëm të vërtetën”, ka thënë Konakoviq, gjatë paraqitjes së tij në Forumin e mbajtur në Prishtinë, në të cilin do të marrin pjesë rreth 1.000 persona nga 45 shtete të botës.

Ndërkohë, Ambasada e Republikës së Serbisë në Bosnje dhe Hercegovinë ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me takimin e ministrit Konakoviq me përfaqësues të institucioneve të Kosovës, duke shpresuar që institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës “do t’i sqarojnë rrethanat e kësaj vizite”.

Bosnja dhe Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, pasi një nga dy entitetet – Republika Sërpska – kundërshton ashpër një veprim të tillë.

Nga Ambasada e Serbisë në Bosnje dhe Hercegovinë theksojnë se çdo hap që nënkupton zhvillimin e marrëdhënieve me institucionet e Kosovës mund të interpretohet si largim nga politika zyrtare, “rrezik potencial për stabilitetin rajonal, dhe si veprim i njëanshëm që cenon besimin dhe bashkëpunimin në rajon”.

Në maj të vitit të kaluar, Kombet e Bashkuara e kanë miratuar një rezolutë, e cila njeh 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Deri më tani, mbi 6.650 viktima të gjenocidit janë varrosur në Qendrën Përkujtimore Potoçari.

Më shumë se 1.000 persona të zhdukur janë ende në kërkim.

Gjykata të ndryshme kanë dënuar deri tash më shumë se 50 persona, me më shumë se 700 vjet burg, për gjenocid dhe krime të tjera në Srebrenicë.

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, është i dënuar me burgim të përjetshëm, ashtu si edhe ish-udhëheqësi ushtarak në Bosnje, Ratko Mlladiq./REL

Ju sugjerojmë

34 vite nga eksodi i shqiptarëve në Itali, si zbarkoi anija “Vlora” me emigrantë
Aktualitet

34 vite nga eksodi i shqiptarëve në Itali, si zbarkoi anija “Vlora” me emigrantë

8 Gusht, 2025 3:10 pm
44 vite në radhët e Policisë, Drejtuesit të Parë i jepet “Certifikata e Karrierës”
Aktualitet

44 vite në radhët e Policisë, Drejtuesit të Parë i jepet “Certifikata e Karrierës”

8 Gusht, 2025 2:50 pm
“Luftë” nga ajri dhe toka me zjarret në Finiq dhe Mallakastër
Aktualitet

“Luftë” nga ajri dhe toka me zjarret në Finiq dhe Mallakastër

8 Gusht, 2025 2:25 pm
Lirimi i hapësirave publike/Rama ndan pamjet nga Durrësi: Do rivendoset kufiri mes…
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike/Rama ndan pamjet nga Durrësi: Do rivendoset kufiri mes…

8 Gusht, 2025 2:09 pm
Kushtetuesja: Kreu i ri i Kuvendit të Kosovës të zgjidhet përmes votimit të hapur
Rajoni

Kushtetuesja: Kreu i ri i Kuvendit të Kosovës të zgjidhet përmes votimit të hapur

8 Gusht, 2025 1:52 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet pa shenja jete 47-vjeçari në Shkodër, dyshohet se është pickuar nga…

8 Gusht, 2025 1:33 pm
Kosovë/E quajti UÇK-në organizatë terroriste, Popoviç pranon fajësinë për nxitje të…
Rajoni

Kosovë/E quajti UÇK-në organizatë terroriste, Popoviç pranon fajësinë për nxitje të…

8 Gusht, 2025 1:15 pm
Ja cilat janë 13 shkeljet gjatë zgjedhjeve që mund t’ju çojnë në dyert e SPAK
Aktualitet

SPAK aksion në disa qytete të vendit/ Lëshohen 11 masa sigurie

8 Gusht, 2025 12:54 pm
Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat
Aktualitet

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

8 Gusht, 2025 12:40 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

30-vjeçarja në Korçë denoncon vjehrrin në polici: Ka abuzuar seksualisht me mua

8 Gusht, 2025 12:27 pm
Para
Ukraina dhe Rusia përfundojnë bisedimet, pajtohen për këmbim të të burgosurve

Ukraina dhe Rusia përfundojnë bisedimet, pajtohen për këmbim të të burgosurve

Spiropali takim me Osmanin: Mbështetje për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Spiropali takim me Osmanin: Mbështetje për integrimin euro-atlantik të Kosovës

PD nuk pranon rezultatet e zgjedhjeve, KAS shtyn seancat ankimore të demokratëve

PD nuk pranon rezultatet e zgjedhjeve, KAS shtyn seancat ankimore të demokratëve

TE FUNDIT

34 vite nga eksodi i shqiptarëve në Itali, si zbarkoi anija “Vlora” me emigrantë

34 vite nga eksodi i shqiptarëve në Itali, si zbarkoi anija “Vlora” me emigrantë
8 Gusht, 2025

Sot bëhen 34 vite nga eksodi i shqiptarëve drejt Italisë. Mbi 20 mijë veta hipën në anijen “Vlora”, e cila...

Lexo më shumë

44 vite në radhët e Policisë, Drejtuesit të Parë i jepet “Certifikata e Karrierës”

44 vite në radhët e Policisë, Drejtuesit të Parë i jepet “Certifikata e Karrierës”
8 Gusht, 2025

Pas 44 viteve të mbushura me përkushtim dhe sakrifica, në radhët e Policisë së Shtetit, oficeri i karrierës, Drejtues i...

Lexo më shumë

“Luftë” nga ajri dhe toka me zjarret në Finiq dhe Mallakastër

“Luftë” nga ajri dhe toka me zjarret në Finiq dhe Mallakastër
8 Gusht, 2025

Në Finiq dhe Mallakastër është intensifikuar puna nga toka dhe ajri për të frenuar përhapjen e vatrave dhe në mbrojtje...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike/Rama ndan pamjet nga Durrësi: Do rivendoset kufiri mes…

Lirimi i hapësirave publike/Rama ndan pamjet nga Durrësi: Do rivendoset kufiri mes…
8 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër rast nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Durrësit. Përmes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com