Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Osmani dhe Kurti pas takimit me Macron:Propozimi franko-gjerman bazë e mirë për diskutime

2022/11/10 at 7:24 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Osmani dhe Kurti pas takimit me Macron:Propozimi franko-gjerman bazë e mirë për diskutime

“Propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme në dialogun Kosovë Serbi”.

Kështu kanë deklaruar presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti gjatë takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, thuhet në komunkatën e përbashkët të lëshuar nga Presidenca dhe Qeveria e Kosovës.

Në komunikatën e 10 nëntorit thuhet se Osmani dhe Kurti e falënderuan presidentin Macron për angazhimin e Francës, në bashkëpunim me Gjermaninë, për dinamizimin e procesit të dialogut.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka konfirmuar më 3 nëntor ekzistimin e planit franko-gjerman, që është raportuar se është një propozim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë.

Osmani dhe Kurti po marrin pjesë në Forumin e Paqes në Paris. Atje janë edhe homologët e tyre serb, Ana Bërnabiq dhe Aleksandar Vuçiç.

Më herët gjatë ditës, Macron ka takuar edhe Vuçiçin.

Zyrtarë nga Kosova dhe Serbia kanë udhëtuar drejt Francës, në mes të krizës në veri të Kosovës, pasi pjesëtarët e komunitetit serb dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Për këtë temë, thuhet në njoftim, është folur edhe në takim me Macronin.

“… kanë folur edhe për zhvillimet e fundit në veri të vendit, duke theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për paqe, stabilitet dhe garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit”, thuhet në njoftim.

Një ditë më herët, smbasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se “të gjithë jemi të shqetësuar për situatën në veri”, sepse ajo ka “potencial për të eskaluar”.

Kurti, në një konferencë për media më 7 nëntor, tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, po i përdorte pjestërarët e strukturave ilegale në veri për destabilizim pasi kishte refuzuar planin franko-gjerman.

Qeveria e Kosovës më 1 nëntor nisi të zbatojë planin e saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, me gjithë insistimin e mëhershëm të komunitetit ndërkombëtar që ta shtyjë këtë plan.

Kosova kërkon që ato të zëvendësohen me targa RKS, apo Republika e Kosovës. Plani i saj parashihet të zbatohet në tri faza: e para, qortimi i shoferëve; e dyta, dënimi i shoferëve me 150 euro gjobë, dhe e treta, shpërndarja e targave provuese.

Shumica e serbëve në veri, të mbështetur nga Beogradi zyrtar, e kundërshtojnë planin, duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Në shenjë kundërshtimi ndaj zbatimit të tij, serbët e veriut kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Me 11 nëntor, me Kurtin dhe Vuçiçin në Paris, në takime të ndara, pritet të takohet edhe shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Ju sugjerojmë

Arrest shtëpie për pronarin e Jet Ski-së ku humbi jetën turisti anglez
Aktualitet

Arrest shtëpie për pronarin e Jet Ski-së ku humbi jetën turisti anglez

4 Qershor, 2025 4:07 pm
Shqipëria, tërheqëse edhe për turistët e largët
Aktualitet

Shqipëria, tërheqëse edhe për turistët e largët

4 Qershor, 2025 4:07 pm
Tafani zbulon arsyen e vrasjes së Çajup Selimit në Tepelenë
Aktualitet

Tafani zbulon arsyen e vrasjes së Çajup Selimit në Tepelenë

4 Qershor, 2025 3:58 pm
Shqipëri-Serbi, biletat në tregun e zi shkojnë mbi një milion lekë
Aktualitet

Shqipëri-Serbi, biletat në tregun e zi shkojnë mbi një milion lekë

4 Qershor, 2025 3:44 pm
Hapen në KQZ katër kuti të Vlorës, rezultojnë mbi 2 mijë fletë votimi të papërdorura
Aktualitet

Hapen në KQZ katër kuti të Vlorës, rezultojnë mbi 2 mijë fletë votimi të papërdorura

4 Qershor, 2025 3:37 pm
Rama: Nëntë kulla të reja në “zemër” të veriut shqiptar
Aktualitet

Rama: Nëntë kulla të reja në “zemër” të veriut shqiptar

4 Qershor, 2025 3:30 pm
“Treni bullgar” në Pekisht të Peqinit, prokuroria i kthen përgjigje PD: Po hetojmë!
Aktualitet

Prokuroria e Elbasanit “zbërthen” skemën e mashtrimit me fasoneritë, dyshimet…

4 Qershor, 2025 3:21 pm
Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat
Kryesore

Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat

4 Qershor, 2025 3:12 pm
“Bloomberg”: Aeroporti i Vlorës shtysë për investimet elitare
Aktualitet

“Bloomberg”: Aeroporti i Vlorës shtysë për investimet elitare

4 Qershor, 2025 2:40 pm
“Ramës do i ngecë në fyt farsa”/ Berisha: Po tentojnë të ndryshojnë raportin e OSBE
Aktualitet

“Ramës do i ngecë në fyt farsa”/ Berisha: Po tentojnë të ndryshojnë raportin e OSBE

4 Qershor, 2025 2:31 pm
Para
Këto janë femrat më sharmante të horoskopit, jeni me fat nëse i keni afër

Shenjat më të pandjeshme të Horoskopit

Socialistët kërkuan përjashtimin e tij, Paloka tregon çfarë i tha Ramës në parlament

Socialistët kërkuan përjashtimin e tij, Paloka tregon çfarë i tha Ramës në parlament

Zgjedhjet/ Paloka: Kandidatët e grupit “Alibeaj” do ndikojnë negativisht për PD

Zgjedhjet/ Paloka: Kandidatët e grupit “Alibeaj” do ndikojnë negativisht për PD

TE FUNDIT

Arrest shtëpie për pronarin e Jet Ski-së ku humbi jetën turisti anglez

Arrest shtëpie për pronarin e Jet Ski-së ku humbi jetën turisti anglez
4 Qershor, 2025

Gjykata e Durrësit ka lënë në arrest shtëpie Luis Xhumarin, pronarin e Jet Ski-së ku më 1 Qershor humbi jetën...

Lexo më shumë

Shqipëria, tërheqëse edhe për turistët e largët

Shqipëria, tërheqëse edhe për turistët e largët
4 Qershor, 2025

“Nëse ecën këto ditë rrugëve të Tiranës, është e pamundur të mos vësh re mozaikun e gjuhëve që dëgjohen, nga...

Lexo më shumë

Tafani zbulon arsyen e vrasjes së Çajup Selimit në Tepelenë

Tafani zbulon arsyen e vrasjes së Çajup Selimit në Tepelenë
4 Qershor, 2025

Artan Tafani gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar dy nofka...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, biletat në tregun e zi shkojnë mbi një milion lekë

Shqipëri-Serbi, biletat në tregun e zi shkojnë mbi një milion lekë
4 Qershor, 2025

E shtuna e 7 qershorit, rezervon një nga duelet me të zjarrta të Ballkanit, siç është përballja Shqipëri-Serbi. Ndeshja do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com