Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se ditën e nesërme, (e shtunë, datë: 10.07.2021) duke nisur nga ora 09:00 deri në 14:00 disa zona të kryeqytetit do të mbesin pa energji elektrike.
OSHEE sqaron se ndërprerja e energjisë, do të ndodhë për shkak të punimeve që do të kryhen në kabinën “Prokuroria”.
Pa energji elektrike do të mbesë blloku i pallateve 9-katëshe pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
‘Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, nesër, 10 korrik gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të kryhen punime në kabinën “Prokuroria”/ Fid L8/Nst Qendër. Pa energji do të mbeten pjesërisht këto zona në Tiranë: Blloku i pallateve 9-katëshe pranë Prokurorisë së Përgjithshme”, njofton OSHEE.