Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Oscar përjashton Weinstein; të abuzuarat rrëfejnë me detaje takimet e tmerrit me producentin

2017/10/15 at 2:47 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Oscar përjashton Weinstein; të abuzuarat rrëfejnë me detaje takimet e tmerrit me producentin

Pasi shumë aktore të famshme e treguan për abuzimet seksuali të producentit Harvey Weinstein edhe  Akademia e Arteve dhe Shkencave, organizatorja e çmimeve “Oscar” vendosi përjashtimin e tij nga bordi drejtues. Ndërsa i vëllai e përshkroi Harvey Weinstein si “të sëmure nga trutë”.
“Nuk e kisha idenë se deri ku shkonin veprimet e tij”, pretendon vellai i tij Bob Weinstein.

Në shpjegimin që Akademia i bëri vendimit të saj thuhet se, “epokës së injorancës kokëforte dhe bashkëpunimit të paturp në sjelljen e agresionit seksual apo ngacmimit në vendin e punës i ka ardhur fundi në këtë industri”.

Me rrëfime për njeriun i cili tronditi hollywoodin, nga ku rezultoi të ishte ne kufijtë e një maniaku seksual Opinion.al sjell një përmbledhje me detajet që rrëfejnë femrat e famshme dhe jo të famshme të abuzuara prej tij.

Angelina Jolie dhe Gwyneth Paltrow kanë rrëfyer për ‘New York Times’ se disa herë janë shqetësuar seksualisht nga Weinstein.

Shumica e tyre kanë treguar se 65-vjeçari i ftonte në dhoma ose u kërkonte që t’i dërgojnë fotografi nudo, ndërsa shfrytëzonte çdo mundësi që t’i prekte dhe të abuzonte seksualisht me to.

Producenti ka keqtrajtuar më shumë aktoret e reja në fillimet e karrierës së tyre, ndërsa shumica prej tyre i kanë bërë publike në media rrëfimet e tyre.

Në vitin e kaluar, Rose McGowan kishte shkruar në Twitter se Weinstein e kishte përdhunuar.  “Imagjinojeni mbi ju madhësinë e tij dhe fytyrën monstruoze. Në një moment jeta juaj nuk është e juaja. Ju është vjedhur”, kishte thënë aktorja McGowan.

Ndërsa aktorja britanike, Sophie Dix, ishte 22 vjeçe kur producenti e kishte ftuar në dhomën e tij të hotelit për të parë disa skena të filmit, në të cilin punonin bashkë.

“Kur po shkoja atje e kuptova se kisha bërë gabim të madh. Më tregoi të pasmet e tij të mëdha, gjë që ishte e neveritshme. Pastaj u përpoq të më zhvishte dhe të më shtrinte në dysheme, ndërsa unë vetëm bërtisja që të ndalej. Megjithatë, ishte shumë i dhunshëm. U çua, i hoqi pantallonat dhe u nis të shtrihej mbi mua. Në atë moment i mblodha fuqitë, i thash vetes se jam e fortë, ika në banjë dhe u mbylla. Qëndrova aty për një kohë derisa u qetësua, u nisa të dal, por e pashë duke masturbuar në dysheme. Menjëherë, u mbylla sërish dhe kam dalë një ditë më pas kur shërbëtoret e pastruan dhomën”, ka treguar Dix.

Modelja dhe aktorja Cara Delevingne është një tjetër yll që bën pjesë në listën e bukurosheve të famshëm që janë ftuar në dhomën e hotelit të producentit:  “Në dhomë ishte edhe një femër tjetër. Kërkonte që ne të putheshim me njëra-tjetrën, ndërsa ajo i ndiqte instruksionet e tij. Menjëherë u çova dhe i thash se më duhej të shkoja. U përpoq të më puthte teksa largohesha, por ia dola të shmangesha”, ka deklaruar Delavigne.

Aktorja nga filmi “Boys and Girls”, Claire Forlani, kishte ikur disa herë nga producenti i famshëm. “Më tregonte se me sa aktore ka fjetur dhe se çfarë iu kishte bërë”, ka thënë Forlani.

Po ashtu Kate Beckinsale ka qenë viktimë e abuzimit seksual nga Ëeinstein kur ishte vetëm 17 vjeçare. Aktorja franceze, Florence Darel, ka thënë për Le Parisien se Weinstein e kishte abuzuar seksualisht gjatë xhirimeve të filmit “Fausto” në vitin 1993.  “Me tha se isha atraktive dhe se donte të ishte në lidhje me mua. I thashë se isha shume dashuruar me të dashurin tim të atëhershme, ndërsa ai më tha se dëshironte që të më kishte dashnore për disa ditë të vitit, në mënyrë që ta vazhdonim bashkëpunimin tonë në Amerikë”, ka rrëfyer Darel.
Aktorja britanike Lysette Anthony deklaroi se Weinstein e ka sulmuar në shtëpinë e saj, në fundin e viteve ’80, një episod që i ngjalli neveri dhe e la thellësisht të tronditur, ndërsa një grua që ka preferuar të ruajë anonimatin thotë se është përdhunuar nga producenti në vitin 1992, kur punonte në zyrat e kompanisë së tij të filmit në Londër. Mbi 16-të ish punëtore të Ëeinstein, po ashtu, kanë thënë se kanë qenë dëshmitare të abuzimeve të tij.

Pas të gjithë akuzave, producenti e ka pranuar çfarë ka bërë, por ka thënë se gjërat e tilla kanë qenë normale në vitet e gjashtëdhjetë dhe të shtatëdhjetë. /Opinion.al

Etiketa: Harvey Weinsteinskandali seksual

Ju sugjerojmë

Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Lagje më lagje
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Lagje më lagje

15 Tetor, 2025 7:28 pm
Kolegji Zgjedhor vendos,këto janë afatet për zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki
Kryesore

Kolegji Zgjedhor vendos,këto janë afatet për zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki

15 Tetor, 2025 6:58 pm
Cristiano Ronaldo vendos rekord të ri historik me Portugalinë
Sport

Cristiano Ronaldo vendos rekord të ri historik me Portugalinë

15 Tetor, 2025 6:51 pm
Bardhi i përgjigjet Begajt: Djali i tij paguhet nga kompania ku sigurohet Presidenca
Politikë

Bardhi i përgjigjet Begajt: Djali i tij paguhet nga kompania ku sigurohet Presidenca

15 Tetor, 2025 6:07 pm
Zgjedhjet në Tiranë, Begaj–”Kushtetueses”:Hiq pezullimin e dekretit dhe shpall datën
Aktualitet

Zgjedhjet në Tiranë, Begaj–”Kushtetueses”:Hiq pezullimin e dekretit dhe shpall datën

15 Tetor, 2025 6:03 pm
Gucati për protestën e 17 tetorit: Gjeneza e UÇK është në Tiranë
Aktualitet

Gucati për protestën e 17 tetorit: Gjeneza e UÇK është në Tiranë

15 Tetor, 2025 5:23 pm
Arrihet armëpushimi mes Afganistanit dhe Pakistanit
Bota

Arrihet armëpushimi mes Afganistanit dhe Pakistanit

15 Tetor, 2025 5:04 pm
Ndryshime në Qeveri, kush janë zv.ministrat e rinj
Aktualitet

Ndryshime në Qeveri, kush janë zv.ministrat e rinj

15 Tetor, 2025 5:00 pm
111 vjetori i pavarësisë, Begaj thirrje politikanëve: Në Kuvend punoni për shqiptarët dhe jo për konfrontim
Aktualitet

PD kërkon shkarkimin e tij, Begaj: Pretendime të pavërteta, përgjigjem me ndershmëri

15 Tetor, 2025 4:14 pm
Rolling Hills Liqeni, vendndodhja e biznesit tuaj të ardhshëm
Aktualitet

Rolling Hills Liqeni, vendndodhja e biznesit tuaj të ardhshëm

15 Tetor, 2025 4:11 pm
Para
Presidenti filipinez: “Nëse më gjejnë të vdekur, ta dini që më ka vrarë CIA”

Presidenti filipinez: “Nëse më gjejnë të vdekur, ta dini që më ka vrarë CIA”

Kalifornia jeton tragjedinë e saj më të madhe, 40 të vdekur por situata po përkeqësohet 

Kalifornia jeton tragjedinë e saj më të madhe, 40 të vdekur por situata po përkeqësohet 

Tragjedi në Kaliforni/ Autoritetet: Nuk identifikojmë dot trupat, janë hi dhe eshtra

Tragjedi në Kaliforni/ Autoritetet: Nuk identifikojmë dot trupat, janë hi dhe eshtra

TE FUNDIT

Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Lagje më lagje

Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Lagje më lagje
15 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave pubklike. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se aksioni...

Lexo më shumë

Kolegji Zgjedhor vendos,këto janë afatet për zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki

Kolegji Zgjedhor vendos,këto janë afatet për zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki
15 Tetor, 2025

Kolegji Zgjedhor i ka dhënë fund ngërçit të afateve për zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen në 6...

Lexo më shumë

Cristiano Ronaldo vendos rekord të ri historik me Portugalinë

Cristiano Ronaldo vendos rekord të ri historik me Portugalinë
15 Tetor, 2025

Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde edhe në moshën 40-vjeçare. Sulmuesi portugez shkëlqeu sërish të martën, duke shënuar dy gola...

Lexo më shumë

Bardhi i përgjigjet Begajt: Djali i tij paguhet nga kompania ku sigurohet Presidenca

Bardhi i përgjigjet Begajt: Djali i tij paguhet nga kompania ku sigurohet Presidenca
15 Tetor, 2025

Pas deklaratës së Presidentit Bajram Begaj për kërkesën e PD-së që kërkon shkarkimin e tij, ka reaguar kreu i Partisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com