Aktualitet

OSBE tjetër hap përpara për zgjedhjet lokale


               Publikuar në : 10:21 - 16/05/19 |
geliano fataj

Pavarësisht nëse do të mbahen zgjedhjet lokale në 30 qershor apo jo, duket se OSBE/ODIHR po përgatitet për to. Në një njoftim zyrtar theksohet se janë krijuar disa vende pune për të vëzhguar procesin para zgjedhjeve dhe në ditën kur do të votohet.

Mbeten vetëm pak ditë për të aplikuar për vende pune programore dhe rajonale në Misionin e OSBE/ODIHR-it, që po përgatitet të vëzhgojë zgjedhjet vendore të 30 qershorit në Shqipëri. Klikoni më poshtë për më shumë informacion dhe për të kandiduar (KLIKO KÊTU)”, thekson OSBE/ODIHR.

Kështu kërkohen asistent analistë të medias, asistent analistë politikë, asistent të Analisteve Statistikor, IT, ndihmës i sigurisë, përkthyes, shofer etj…

Kryevëzhguese e zgjedhjeve do të jetë ambasadorja e OSBE, Audry Glover. Ajo është një emër jo pak i njohur në politikën shqiptare, ndërsa nuk u prit mirë ricaktimi i saj në vitin 2009 nga qeveria Berisha për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Kjo pasi ishte po Glover, e cila hartoi raportin kritik të zgjedhjeve parlamentare të vitit 1996, të organizuara po nga mazhoranca e kryesuar nga Sali Berisha, asokohe president i Republikës. Zgjedhjet nuk u njohën nga socialistët ndërkohë që vetëm një vit më pas vijnë trazirat e 1997-ës edhe për shkak të rënies së skemave piramidale.

Ajo rikthehet në Shqipëri për vendoret e 2018-ës në kulmin e krizës politike, ndërsa opozita demokrate kërcënon se zgjedhje nuk do të ketë./ Opinion.al

Pas