Pesë skiatorë çekë humbën jetën në Alpet austriake pasi u përpinë nga një ortek.
Sipas policisë austriake të paktën 17 persona u përfshinë në aksidentin e rëndë pranë qytetit të Insbrukut, por nuk jepen hollësi të tjera për gjendjen shëndetësore të të lënduarve.
17 skiatorët çekë po kryenin seanca stërvitore në rajonin Vatener Lizum. Ndërsa në orët e fundit janë shënuar orteqe të tjera në zonë, ku është nevojitur ndërhyrja e ekipeve të shpëtimit pranë skiatorëve në vështirësi.
Në këtë sezon dimëror ka pasur disa raste ku orteqet kanë shkaktuar viktima. 5 ushtarë të Legjionit francez, mes tyre edhe 21-vjeçari nga Shqipëria Denis Halili, humbën jetën më 18 janar në Alpet franceze për shkak të ortekut.
Tv Klan