Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Orteku i mosbesimit

2016/09/16 at 7:29 PM
në Aktualitet, Bota, Komente, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Orteku i mosbesimit

Nga Dejvid Bruks


Po filloj të mendoj se kjo e gjitha kjo fushatë e pistë, është e shoqëruar nga një shpërthim përvëlues mosbesimi. Të dy kandidatët kryesorë, Hilari Klinton dhe Donald Taump janë shumë mosbesues. Ata kanë vendosur standardet moderne për mbajtjen e informacionit – mospublikimi prej tij i të dhënave mbi taksat e paguara, dhe mbajtja e fsheshtë nga ana e saj e gjendjes shëndetësore, mosmbajtja e konferencave të rregullta për mediat apo zbulimi i shpejtë i diagnozës së saj të pneumonisë. Të dy kanë probleme me komunikimin spontan, reciprok, me një aluzion tek dobësia e tyre.

Të dy kanë shfaqur kohët e fundit një pikëpamje mosbesuese, të zymtë, luftarake dhe me shumën zero mbi jetën – ideja se besimi i vërbër në këtë botë është një goditje e fortë e papajtueshme, dhe se duke patur parasysh natyrën egoiste të njerëzve të tjerë shfaqja e dobësisë është e rrezikshme. Fjalimi i Tramp në konventën republikane, qe mishërimi i përsosur i politikës së mosbesimit.

Familjet amerikane, deklaroi ai, gjenden nën kërcënimin e të huajve që janë sa të dhunshëm dhe kërcënues, po aq edhe të fshehtë. Refreni i “Shportës së të Mjerëve” të Klinton, vjen nga i njëjti vend shpirtëror. Ne kemi në vendin tonë, theksoi ajo, miliona fanatikë, racistët, ksenofobë dhe armiq – njerëz që janë kaq zemërkatilë sa qe ajo i cilësoi si të “pakorrigjueshëm”.

Famulltarët në Kishën Emanuel A.M.E. në Çarleston, mendonin se edhe njeriu që vrau miqtë e tyre të ngushtë ishte i pakorrigjueshëm, por më deklaratën e saj Klinton kishte fshirë një pjesë të madhe të bashkëqytetarëve të saj, përtej shpresës dhe shpagimit. Por këto kandidatura nuk dolën nga hiçi. Politikanët mosbesues janë nominuar nga një komb gjithnjë e më mosbesues.

Një gjeneratë më parë, rreth gjysma e të gjithë amerikanëve mendonin se mund t’u besonin njerëzve përreth tyre, por tani më pak se një e treta mendojnë se të tjerët janë të besueshëm.

Të rinjtë janë më mosbesues nga të gjithë; vetëm rreth 19 përqind e milenaristëve thonë se u besojnë njerëzve të tjerë. Por, në të gjitha grupmoshat ekziston një kulturë në rritje e paranojës dhe konspiracionit alarmist. Ne vendosëm një dekadë më parë të demokratizonim Lindjen e Mesme, por përfunduam duke e orientalizuar demokracinë tonë. Gjëja e vërtetë mbi mosbesimin në politikë dhe jetën në përgjithësi, është se ai është vetë-shkatërrues. Njerëzit mosbesues përfundojnë duke e izoluar veten e tyre, alienuar të tjerët dhe gërryer natyrën e tyre të brendshme.

Gjatë dekadave të fundit, rënia e besimit social është e lidhur me një epidemi të vetmisë. Në vitin 1985, vetëm 10 përqind e amerikanëve pohonin se nuk kishin asnjë mik të ngushtë, me të cilin mund të diskutonin për çështje të rëndësishme. Ndërkohë në vitin 2004, kjo shifër mbërriti në 25 përqind. Kur ju refuzoni të hapeni para të tjerëve, edhe të tjerët do të bëjnë të njëjtën gjë.

Një studim i AARP mbi amerikanët e moshës 45-vjeç e lart, ka zbuluar se 35 përqind e tyre vuajnë nga vetmia kronike, krahasuar me 20 përqind në një anketë të ngjashme një dekadë më parë. Normat e vetëvrasjeve, të cilat ndërlidhen ngushtë me vetminë, kanë kapur majat që nga viti 1999.

Kultura e mosbesimit nuk është i vetmi faktor izolues, por ajo luan një rol. Rritja e mosbesimit lidhet me një rënie të lidhjeve komunitare dhe një rritje të cinizmit të pajustifikuar. Vetëm 31 përqind e milenaristëve, thonë se ka një ndryshim të madh mes dy partive politike. Ndërkaq vetëm 52 përqind e të rriturve, mendojnë se janë jashtëzakonisht krenarë që janë amerikanë, nga 70 përqind në vitin 2003.

Rritja e mosbesimit e ka gërryer intimitetin. Kur lundroni nëpër mediat sociale, shihni njerëz që kërkojnë miqësi. Njerëzit postojnë shprehin pëlqimin për fotografi private në vende publike si Snapchat dhe Facebook. Por atmosfera e përhapur e mosbesimit e minon intimitetin aktual, që përfshin vetë-zbulimin progresiv, dobësinë, rrezikun emocional e spontan, si dhe bisedat e paparashikueshme ballë për ballë.

Në vend të kësaj, ajo që shihni në mediat sociale është shpesh iluzionini i intimitetit. Ndarja e tij është shumë e kujdesshme – në mënyrë të projektuar me kujdes për të zbutur paparashikueshmërinë, rrezikun, dobësinë dhe intimitetin aktual. Është ajo që dikur Stefën Marshe e cilësoi “një moskokëçarje të rremë”. Është e mundur të flasësh online për disa javë me dikë, pa patur besimin të biesh në krahët e tij.

Siç u shpreh në një rast me shaka Geri Shendling, “Miqtë e mi më thonë që unë kam një problem me intimitetin, por ata realisht nuk më njohin”. Mosbesimi çon në këto spirale vetë-përforcuese. Sikurse ka vërejtur së fundmi Aleks Tabarok i Universitetit Xhorxh Mejzën, në shoqëritë mosbesuese prindërit kanë më pak gjasa për t’u mësuar fëmijëve të tyre tolerancën dhe respektin për të tjerët. Më shumë mosbesim çon në rregulla më të forta, çka nga ana e saj çon në rritjen e ngadaltë, mentalitete të ashpra dhe tek më shumë mosbesim.

Për më tepër, frika është armiku i madh i intimitetit. Por humbja e intimitetit e bën shoqërinë më të izoluar. Izolimi çon në më shumë frikë. Më shumë frikë shpie tek udhëheqësit e evokimit të frikës. Dhe nuk do të kalojë shumë kohë kur të thitheni nga kjo spirale vdekjeprurëse. Fetë e mëdha dhe filozofitë më të mençura politike, kanë këshilluar gjithmonë rrugën tjetër.

Ato kanë sugjeruar gjithmonë se forca e vërtetë gjendet tek komuniteti, dhe nuk ka mundësi për të nëse ndërtoni mure. Ato përgjithësisht kanë përkrahur hapat paradoksale – që edhe në mes të një orteku shpifjesh, dikush do t’i përgjigjet mosbesimit me dobësi, skepticizmit me pafajësi, cinizmit me besim dhe armiqësisë me dashuri. Kandidatët tanë nuk janë duke e bërë këtë, por kjo është rruga reale drejt forcimit. / NYT – www.bota.al

 

Etiketa: clintonmosbesimiortekutrump


Ju sugjerojmë

Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen
Aktualitet

Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen

3 Tetor, 2025 4:24 pm
Pranga autorit të vrasjes në Babrru, shoku e qëlloi me thikë se i shau gruan
Kronikë

Pranga autorit të vrasjes në Babrru, shoku e qëlloi me thikë se i shau gruan

3 Tetor, 2025 3:59 pm
Polici shiste drogë te Blloku i Sigurisë, arrestohet
Kronikë

Polici shiste drogë te Blloku i Sigurisë, arrestohet

3 Tetor, 2025 3:18 pm
Vrau me thikë 40-vjeçarin, publikohen pamje të autorit pas krimit
Kronikë

Vrau me thikë 40-vjeçarin, publikohen pamje të autorit pas krimit

3 Tetor, 2025 2:23 pm
Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë
Aktualitet

Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë

3 Tetor, 2025 1:35 pm
Ndërtimet/ Rama prezanton masat e reja: Çdo leje duhet të jetë e lidhur me personin
Kryesore

Ndërtimet/ Rama prezanton masat e reja: Çdo leje duhet të jetë e lidhur me personin

3 Tetor, 2025 12:31 pm
Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje
Kryesore

Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje

3 Tetor, 2025 12:10 pm
Masat ligjore për ndërtimet, Rama: Po shkelët masën 2%, do konfiskohet ndërtesa
Kryesore

Masat ligjore për ndërtimet, Rama: Po shkelët masën 2%, do konfiskohet ndërtesa

3 Tetor, 2025 12:06 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Kontrolli i territorit, Rama: Askush nuk futet më në pallate pa hipotekë

3 Tetor, 2025 12:02 pm
Dyshohet se bleu vota për PSD, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS
Kronikë

Dyshohet se bleu vota për PSD, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS

3 Tetor, 2025 11:21 am
Para
Video/ Një e papritur e bukur për Getin dhe Marinën, gjatë pushimeve në Maldive

Video/ Një e papritur e bukur për Getin dhe Marinën, gjatë pushimeve në Maldive

“E rrahëm me shkop bejsbolli dhe trupin ia hodhëm derrave”, vrasja makabre në Itali

"E rrahëm me shkop bejsbolli dhe trupin ia hodhëm derrave", vrasja makabre në Itali

Majlinda Bregu: E vërteta ime për pjesëmarrjen në qeverinë Rama

Për të gjithë ata që thonë “pse tani”, “po ti ç’ke bërë?”
















TE FUNDIT

Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen

Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen
3 Tetor, 2025

Policia e Tiranës njofton se ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas...

Lexo më shumë

Pranga autorit të vrasjes në Babrru, shoku e qëlloi me thikë se i shau gruan

Pranga autorit të vrasjes në Babrru, shoku e qëlloi me thikë se i shau gruan
3 Tetor, 2025

Një debat banal mes dy shokëve në lokal përfundoi me vrasje mbrëmjen e djeshme në Babrru. Viktima, 40-vjeçari Hajdar Ismailgeci,...

Lexo më shumë

Polici shiste drogë te Blloku i Sigurisë, arrestohet

Polici shiste drogë te Blloku i Sigurisë, arrestohet
3 Tetor, 2025

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një efektiv policie, i cili akuzohet se shiste drogë në ambientet e Bllokut të...

Lexo më shumë

Vrau me thikë 40-vjeçarin, publikohen pamje të autorit pas krimit

Vrau me thikë 40-vjeçarin, publikohen pamje të autorit pas krimit
3 Tetor, 2025

Publikohen pamje të autorit të dyshuar të vrasjes së 40-vjeçarit, 40-vjeçarit, Hajdar Ismajlgecit, mbrëmjen e djeshme në Babbru, Tiranë, pasi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com