Kronikë

Ortakët u rrahën para një jave, detaje për plagosjen në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:43 - 13/01/21 |
Opi Nion

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mëngjesin e sotëm në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë.

Mësohet se nga të shtënat kanë mbetur të plagosur 2 persona. Njëri prej të plagosurve është Klodian Gomina, kalimtar rastësor në rrugë, ndërsa tjetri, ortaku i kompanisë, biznesmeni Sino Llanaj.

Sipas informacioneve, Llanaj është konfliktuar me Albert Allmuça për një pallat ku janë ortak. Shkak i konfliktit është bërë shitja e apartamenteve nga dy herë.

Për këtë arsye një javë më parë dy ortakët e palltit janë përplasur fizikisht më njëri-tjetrin, ndërsa sot konflikti shkoi deri në përdorimin e armës.

Po ashtu, mëngjesin e sotëm edhe roja i objekti është goditur me sende të forta./Opinion.al

Pas