I ftuar në një intervistë në emisionin Extra të A.J. Calloway, aktori Orlando Bloom ka deklaruar se da nevojë për një grua. E gjithë kjo deklaratë erdhi pasi aktori admiroi një lule të vendosur në xhepin e kostumit të moderatorit. Kur moderatori i rrëfeu se kjo është dhuratë nga gruaja, Bloom është shprehur: “E sheh, ja pse dua një grua, kjo është ajo që kam nevojë një grua”.
Bloom ka qënë i martuar me super modelen e Victoria Secret Miranda Kerr, por çifti u nda në vitin 2013. Që prej asaj kohe ai ka pasur disa histori dashurie, ku më e përfolura ishte ajo me këngëtaren Katy Perry. Por tashmë Bloom ka nevojë për një lidhje të vërtetë./Opinion.al