Moderatorja dhe autorja e programit “Vizioni i Pasdites”, Orinda Huta, ka publikuar një shkrim për të nga një portal, i cili ka përdorur informacione të vjetra për të bërë një lajm të ri për bionden simpatike.
Sipas Orindës fotoja që është përdorur për të krijuar këtë lajm, është bërë tre vjet më parë:
“Këtu vijnë 3 vjet me vonesë lajmet Bjonde jam kthyer sërish, vrapin nuk e nal, ky klipi e kënga nuk dolën kurrë dhe cigare nuk prek me buza ime prej 2 vjetësh. Duhani dëmton rëndë shëndetin! Hajd, gëzuar!”, shkruan Orinda në Facebook.