Orges Shehi do të jetë trajneri i ri i Partizanit. Klubi i kuq dhe trajneri kanë arritur marrëveshjen dhe tashmë pritet vetëm formalizimi.
Në orët në vijim, ndoshta prej kësaj të mërkure, trajneri do të zyrtarizohet në krye të stolit. Pasi fitoi gjyqin me Tiranën, tekniku më i mirë për vitin 2023 do të prezantohet përpara mediave në “Arenën e Demave” dhe do të nisë menjëherë nga puna me ekipin.
Ai do të marrë postin që deri më tani u mbajt nga drejtori sportiv, Arbër Abilaliaj, për të vijuar rrugëtimin me objektivin sezonal që mbetet titulli kampion.