Orges Shehi është i lirë nga detyrimet kontraktuale me Tiranën, Pasi klubi njoftoi largimin nga stoli, duke e cilësuar pezullim. Lëvizja e bardhebluve u bë për të parandaluar emërimin e trajnerit te Partizani.
Çështja kaloi në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve, aty ku ish-portieri i Kombëtares fitoi të drejtën pas prishjes së njëanshme të kontratës.
Me këtë vendim, Tirana duhet ti paguajë detyrimet e prapambetura, si edhe pagën deri në tetor të vitit 2023.
Pasi doli i lirë në treg, tashmë Shehi mund të zgjedhë të ardhmen. Partizani është pista kryesore që trajneri të vazhdojë karrierën, teksa interesim ka pasur edhe nga Shkëndija e Tetovës.