Bota

Organizonte sulme terroriste, arrestohet një person në Suedi


               Publikuar në : 22:24 - 15/08/19 |
Opi Nion

Një person është arrestuar nga policia suedeze, pasi dyshohet se po organizonte sulme terroriste.

Sipas mediave suedeze, personi i cili ra në prangat e policis ishte nga Uzbekistani, ndërkaq e përditshmja “Aftonbladet”, citoi disa burime, të cilat kanë thënë se policia po heton lidhjen e të dyshuarit me Rakhmat Akilov, një terrorist uzbek, i dënuar për vrasjen e pesë personave në Stokholm më 2017.

Policia nuk ka dhënë më shumë detajeë në lidhje me arrestimin personit të dyshur për terrorist, ndërsa zëdhënësi i policisë nuk ka pranuar as të tregojë kombësinë e të dyshuarit./ Opinion.al E.Xh.

Pas