Një 46-vjeçar në Tiranë është arrestuar në flagrancë, pasi në barin që administronte ushtrohej veprimtaria e paligjshme të lojërave të fatit.
Gjatë kontrollit të kryer nga blutë e kryeqytetit në barin ku punonte 46-vjeçari me iniciale A.N i është gjetur dhe sekuestruar njësi kompjuterike, e cila shërbente për aktivitetin e kundërligjshëm.
46-vjeçari akuzohet për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Materialet hetimore i kanë kaluar prokurorive përkatëse të rretheve për veprimet të mëtejshme./Opinion.al/