Kronikë

Organizoi dasmë, gjobitet një tjetër lokal në Korçë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:14 - 05/08/20 |
Opi Nion

Një tjetër lokal është ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë nga Policia në Korçë pasi organizoi dasmë në kundërshtim me masat anti-COVID.

Lokali ndodhej në në rrugën nacionale Boboshticë-Dardhë, ndërsa pronari i lokalit është identifikuar me inicialet A. T., 54 vjeç, banues në fshatin Boboshticë.

Policia apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./ Opinion.al

Pas