Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Organizohet në Kosovë “Gay Pride” të pranishëm Haradinaj dhe Thaçi, mesazhe mbështetëse për komunitetin LGBT

2017/10/10 at 3:58 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Organizohet në Kosovë “Gay Pride” të pranishëm Haradinaj dhe Thaçi, mesazhe mbështetëse për komunitetin LGBT

Në Prishtinë, për herë të parë është mbajtur “Parada e Krenarisë, e cila, sipas organizatorëve, kishte si qëllim ngritjen e vetëdijes te qytetarët “për të treguar që komuniteti LGBTI, ashtu si edhe gjithë shoqëria mund të duan dhe të dashurojnë, si dhe largimin e paragjykimeve që shoqëria kosovare i ka për komunitetin”.

Kjo paradë, u mbajt pas tri marsheve të organizuara vitet e kaluara, në të cilat patën marrë pjesë edhe krerët shtetëror të Kosovës në mbështetje të komuniteti LGBTI. Aktivitetet në mbështetje të këtij komuniteti kanë filluar që nga 6 tetori.

“Motoja e Javës së Krenarisë për këtë vit është, ‘Në emër të Dashnisë’”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media nga organizatat që kanë marrë përsipër organizimin e paradës. Lendi Mustafa, njëri nga pjesëtarët e këtij komuniteti tha se secili ka të drejtën e lirë për të jetuar në paqe.

“Nuk duam të jetojmë pranë urrejtjes së njëri-tjetrit, në këtë botë ka hapësirë për të gjithë por nuk ka hapësirë për urrejtje dhe negativitet. Më shumë se gjithçka na duhet dashuria, më shumë se gjithçka na duhet humanizmi. Ne jemi mbledhur këtu për të rrezatuar dashuri për të gjithë ata që na kanë mbështetur për të pasur të drejta të barabarta. Ne nuk do të ndalemi, do të vazhdojmë të rrezatojmë dashni sepse jemi krenar”, u shpreh Mustafa.

Në nisje të kësaj parade, ka marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Presidenti Thaçi ka shprehur përkrahjen institucionale për të drejtat e këtij komuniteti dhe ka konfirmuar edhe njëherë se në Kosovë të gjitha komunitet janë të barabarta.

“Shteti dhe shoqëria kosovare janë të ndërtuara mbi parimet e barazisë e lirisë për të gjitha komunitetet. Nuk do të lejojmë që kushdo në Kosovë të ushtrojë frikë dhe kërcënime kundër ndonjë individi apo kundër ndonjë grupi. Institucioneve të shtetit të Kosovës u përket të përkrahin dhe të mbrojnë çdo qytetar në realizimin e të drejtave të tyre të garantuara me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, ka përfunduar Presidenti Thaçi.

Po ashtu, në paradë janë parë edhe ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, si dhe ambasadorë dhe përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë.

Edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delaëie ka përshëndetur pjesëmarrësit në paradën e parë të komunitetit LGBTI në Kosovë. Ai tha para të pranishmëve të tubuar në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë se ambasada e ShBA-së i mbështet ata dhe do të qëndrojë përherë pranë tyre.

“Ditë tepër e mrekullueshme për ta pasur tamam Paradën e Krenarisë. Jam shumë i lumtur që po i shoh gjithë këta përkrahës këtu. Dëshiroj t’ju bëj të ditur të gjithëve që Ambasadës e SHBA-së në Kosovë ju mbështet të gjithëve dhe qëndron krah jush”, tha ambasadori Delawie.

Parada ka nisur nga Sheshi “Skënderbeu” dhe ka vazhduar nëpër qendër të Prishtinës deri te Sheshi “Zahir Pajaziti”, ku është përmbyllur me një concert, shkruan Radio Europa e Lirë. Në ketë manifestim kanë marrë pjesë përfaqësuese të këtyre komuniteve nga Serbia, Maqedonia, Bosnjë Hercegovina dhe vende të tjera.

Në studimin e kryer nga National Democratic Institute- NDI “Hulumtimi i mendimit publik për komunitetin LGBTI në Ballkanin Perëndimor”, Kosova del të jetë vendi më homofobik në rajon, ku personat e këtij komuniteti janë të diskriminuar në të gjitha fushat e jetës. Gjatë organizimit, rrugëve të kryeqytetit të Kosovës janë parë edhe forca policore në shërbim të mbarëvajtjes dhe ecurisë së qetë të kësaj parade.

Etiketa: #gay #pride #kosove #prishtine

Ju sugjerojmë

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

7 Shkurt, 2026 6:16 pm
Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
Bota

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

7 Shkurt, 2026 4:28 pm
Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon
Bota

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

7 Shkurt, 2026 4:25 pm
Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
Bota

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

7 Shkurt, 2026 4:22 pm
Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës
Kryesore

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026 2:20 pm
Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
Aktualitet

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

7 Shkurt, 2026 1:53 pm
Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër
Kronikë

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër

7 Shkurt, 2026 9:35 am
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

SHBA: Trump preferon diplomacinë me Iranin, por nuk përjashton opsionet ushtarake

7 Shkurt, 2026 9:12 am
Para
Gjiknuri thirrje karburanteve: Hiqni reklamat me ndriçim, do ju ndëshkojmë

Gjiknuri thirrje karburanteve: Hiqni reklamat me ndriçim, do ju ndëshkojmë

Hipotekat/ Ministrja Gjonaj: Hapim konkursin për vende të lira pune

Hipotekat/ Ministrja Gjonaj: Hapim konkursin për vende të lira pune

TVSH e biznesit të vogël/ Erion Braçe shahet në facebook me Petrit Vasilin

TVSH e biznesit të vogël/ Erion Braçe shahet në facebook me Petrit Vasilin

TE FUNDIT

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
7 Shkurt, 2026

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët, duke e cilësuar përdorimin e...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
7 Shkurt, 2026

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar miliona faqe të reja lidhur me dosjen ‘Epstein’, ku së fundmi ka rezultuar se...

Lexo më shumë

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon
7 Shkurt, 2026

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Irani do të përgjigjet ushtarakisht nëse Shtetet e Bashkuara e sulmojnë,...

Lexo më shumë

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
7 Shkurt, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, reagon pas kritikave të forta për një video që u publikua në rrjetet sociale nga llogaria...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com