Disa aktivistë të grupimit “Organizata politike” janë ndaluar sot në orët e para të mëngjesit në rrugën “Myslym Shyri” ndërsa kanë qenë duke vizatuar me grafit portretet e politikanëve kryesorë në vend me automatik në dorë.
Kjo sipas tyre është një formë proteste për 21 janarin e vitit 2012 dhe ngjarjet e rënda që ndodhën në atë ditë.
Emrat e të rinjve të ndaluar janë : Albina Ruka, Stavro Çina, Klodi Leka, Isa Myzyraj.
Policia ende nuk ka dhënë një shpjegim zyrtar lidhur me ndalimin e të rinjve të cilët janë edhe pjesë e grupimeve rinore që protestuan për reformën në arsim.