Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Organizata Trump gjendet fajtore për manipulime tatimore

2022/12/07 at 8:39 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Organizata Trump gjendet fajtore për manipulime tatimore

Kompania e zotit Donald Trump është gjetur fajtore për mashtrime tatimore në një çështje të hapur nga Prokurori i Qarkut të Manhatanit. Një gjetje që bie në kundërshtim me praktikat financiare të biznesit të ish-presidentit.

Të martën një juri shpalli fajtore dy entitete të Organizatës Trump lidhur me 17 akuzat e ngritura, përfshirë akuzat për konspiracion dhe falsifikim të dhënash.

Vendimi u mor pas dy ditë diskutimesh nga ana e jurisë. Organizata Trump u akuzua si bashkëpunëtore në një skemë nga drejtuesit kryesorë për të shmangur taksat individuale që rezultojnë nga përfitimet e punëdhënësit si apartamente pa qira dhe makina luksoze.

Prokurorët kanë tre vjet që hetojnë ish-presidentin dhe bizneset e tij, megjithëse nuk pritet që dënimet të jenë aq të rënda sa të rrezikojnë të ardhmen e kompanisë së zotit Trump.

Organizata Trump mund të gjobitet deri në 1.6 milion dollarë, një shumë relativisht e vogël për nga përmasat e kompanisë, por një dënim që mund t’i komplikojë disa nga marrëveshjes e saj në të ardhmen.

Zoti Trump, i cili njoftoi së fundmi se do të kandidonte përsëri për president, ka thënë se çështja kundër kompanisë së tij ishte pjesë e një “gjuetie shtrigash” me prapaskena politike dhe e orkestruar nga demokratët që duan të hakmerren.

Vetë zoti Trump nuk ishte në gjyq, por prokurorët pretenduan se ai “e dinte saktësisht se çfarë po ndodhte” me skemën, megjithëse ai dhe avokatët e kompanisë e kanë mohuar akuzën.

Akuzat ndaj kompanisë u bazuan tek dëshmia e ish-shefit të financave të Organizatës Trump, Allen Weisselberg, i cili më herët u deklarua fajtor nën akuzat se ai manipuloi rregjistrat financiarë të kompanisë dhe paketën e përfitimeve të tij për të ulur në mënyrë të paligjshme tatimet e tij vjetore.

Zoti Weisselberg kaloi në rolin e dëshmitarit në këmbim të premtimit për një dënim me pesë muaj burg. Megjithëse ai u bë dëshmitar për prokurorinë, zoti Weisselberg gjithashtu u përpoq të merrte përgjegjësinë, duke thënë se askush në familjen Trump nuk e dinte se çfarë po bënte ai.

“Ishte lakmia ime personale që çoi në këtë pikë,” dëshmoi zoti Weisselberg. /VOA

Ju sugjerojmë

Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
Bota

Ministrat e BE diskutojnë marrëveshjen me Izraelin për t’i rritur ndihmat për Gazën

15 Korrik, 2025 5:16 pm
IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit në Theth
Aktualitet

IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit në Theth

15 Korrik, 2025 4:59 pm
Makinat e braktisura, problem për hapësirat publike dhe sfidë për policinë
Aktualitet

Makinat e braktisura, problem për hapësirat publike dhe sfidë për policinë

15 Korrik, 2025 4:49 pm
Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

A mund ta frikësojnë Putinin kërcënimet e Trump?

15 Korrik, 2025 4:37 pm
Kryeministri i Ukrainës jep dorëheqje si pjesë e ndryshimeve të mëdha në Qeveri
Aktualitet

Kryeministri i Ukrainës jep dorëheqje si pjesë e ndryshimeve të mëdha në Qeveri

15 Korrik, 2025 4:16 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-deputetin socialist Jurgis Cyrbja

15 Korrik, 2025 4:05 pm
Berisha takim me deputetët e Bundestagut gjerman: U fola për farsën e 11 majit
Aktualitet

Berisha takim me deputetët e Bundestagut gjerman: U fola për farsën e 11 majit

15 Korrik, 2025 3:48 pm
Tokë e xanun? Blloqe betoni në hapësirën publike, në telashe babë e bir në Tiranë
Aktualitet

Tokë e xanun? Blloqe betoni në hapësirën publike, në telashe babë e bir në Tiranë

15 Korrik, 2025 3:28 pm
Hasani me anëtarët e Bundestagut: Gjermania, partner kyç për reformat dhe integrimin
Aktualitet

Hasani me anëtarët e Bundestagut: Gjermania, partner kyç për reformat dhe integrimin

15 Korrik, 2025 2:59 pm
Egnatia kërkon kualifikimin në Islandë
Sport

Egnatia kërkon kualifikimin në Islandë

15 Korrik, 2025 2:42 pm
Para

Nga vallet te përuljet e përqafimet, Rama publikon fotoalbumin e samitit

Pse ikin?! 69% e të punësuarve në Shqipëri nuk plotësojnë nevojat mujore

Pse ikin?! 69% e të punësuarve në Shqipëri nuk plotësojnë nevojat mujore

I qetë duke ecur në rrugë, momenti para se 31-vjeçari të godiste me grusht Berishën

I qetë duke ecur në rrugë, momenti para se 31-vjeçari të godiste me grusht Berishën

TE FUNDIT

Ministrat e BE diskutojnë marrëveshjen me Izraelin për t’i rritur ndihmat për Gazën

Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
15 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian po kërkon përditësime nga Izraeli për zbatimin e një marrëveshjeje të re për të dërguar ndihma humanitare në...

Lexo më shumë

IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit në Theth

IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit në Theth
15 Korrik, 2025

Është shembur dhe ndërtesa e fundit pa leje në zonën e Thethit. Sipas burimeve, ndërtesë trekatëshe u shemb në mënyrë...

Lexo më shumë

Makinat e braktisura, problem për hapësirat publike dhe sfidë për policinë

Makinat e braktisura, problem për hapësirat publike dhe sfidë për policinë
15 Korrik, 2025

“Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka përfshirë dhe policinë rrugore Tiranë, e cila prej ditësh po grumbullon automjetet që...

Lexo më shumë

A mund ta frikësojnë Putinin kërcënimet e Trump?

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
15 Korrik, 2025

Donald Trump e ashpërsoi retorikën kundër Vladimir Putinit dhe kërcënoi me sanksione kundër Rusisë. Por deklaratat e forta nga Uashingtoni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com