Një 67-vjeçar është vënë në pranga në Portin e Durrësit si rrjedhojë e një operacioni policor të koduar “Vigjilje”.
67-vjeçari B. R., u kap në flagrancë, teksa transportonte në rimorkion e automjetit që drejtonte, 31 ora të markave të shtrenjta, 780 fishekzjarre dhe kapsolla dhe mallra të tjera të kontrabanduara.
I arrestuari transportonte edhe një shtetas 37-vjeç, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme.
Si rrjedhojë është vënë në pranga edhe 37-vjeçari, pasi tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme dhe me dokumente të falsifikuara.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.