Aktualitet

Ora policore, gjobitet djali i ish-kryeministrit: Mbaroi letra higjenike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:13 - 12/02/21 |
Semiljana Azizi

Gjobave të policisë për mos mbajtjen e maskës, duke parandaluar kështu përhapjen e COVID-19 nuk i ka shpëtuar as djali i ish-kryeministrit Aleksandër Meksi.

Redon Meksi është gjobitur, pasi është konstatuar jashtë banesës pas orës 20:00, ora policore. Lajmin e ka bërë të ditur  Meksi, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, teksa ka publikuar dhe fletën e gjobës, shoqëruar me një status ironik, ku thotë arsyen pse ishte në rrugë gjatë orës policore.

Në fletën e gjobës madje ai ka lënë edhe një shënim ku thuhet: Nuk ka asnje akt te botuar ne fletore zyrtare.

Postim i plotë:

Kaloi ora 20.00, kur cte shoh me kishte mbaruar letra higjenike. Thash po dal njehere verdall se do me japi ndonjeri… dhe ne fakt ashtu ndodhi , me dha nje polic kete copen e letres 😂😂😂

pertej shakase, nuk ka asnje akt te botuar ne fletore zyrtare per uljen orarit te shtetrrethimit ne 20.00, dhe pervec kasaj konstatohem ne shkelje te urdherit 616 dt 09.11.2020, i cili kufizon orarin 22.00-06.00

ps: sorry per shkrimin , pervecse ishte fleta e dyte, kisha qenin ne njeren dore , i cili i ka pak bezdi uniformat./Opinion.al

Pas