-Teknologji

Opsioni i ri i Instagramit që po çmend ndjekësit


               Publikuar në : 11:08 - 27/04/19 |
xhu lia

Në rrjete sociale ndodhin shpesh ndryshime që herë priten mirë nga përdoruesit e herë jo. Instagrami është padyshim një nga rrjetet sociale më të përdorura dhe shpesh aplikon ndryshime. Më i fundit është vendosja e “kuizeve”, i cili është pritur mjaft mirë nga ndjekësit.

Përmes këtij opsioni të ri përdoruesve u parashtrohet një pyetje me mundësi përzgjedhjeje të katër opsione përgjigjesh. Pyetja shfaqet në Instastory-t e Instagramit

 

Ja se si mund të veproni për të bërë dhe ju një “kuiz” me ndjekësit tuaj:

 

1-Zgjidhni një foto në sfond

2-Tërhiqni lart opsionet

3-Zgjidhni opsionin ‘Quiz’.

Bëni pyetjen që dëshironi dhe më pas shtoni alternativat. Mos harroni të zgjidhni të saktën dhe më pas postojeni në storyn tuaj./Opinion.al/

 

Pas