Në shenjë proteste për burgosjen e Ervin Salianjt, opozita ka përshkallëzuar aksionin e saj. Një ditë pas tensioneve dhe kaosit në Kuvend, sot ata kanë bojkotuar Komisionet Parlamentare.
Sot u zhvillua mbledhja e Komisionit për Politikën e Jashtme, ku raportoi zv.ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ilva Gjuzi, por siç duket nga pamjet, karriget e deputetëve të opozitës janë bosh.
Ndërsa më 7 tetor në orën 18:00 opozita ka njoftuar një protestë kombëtare, e cila do të nisë në Kryeministri dhe më pas do të shtrihet në të gjitha rrugët e Tiranës.