Deputeti i PD, Flamur Noka i ka vënë flakën banderolës së shpalosur prej tyre në ambientet e jashtme të Parlamentit.
Deputetët e përjashtuar të opozitës që qëndrojnë në oborrin e Kuvendit, spërkatën me benzinë pankartën dhe tentuan t’i vendosnin zjarrin. Mirëpo banderola u fik nga punonjësit e Gardës.
Këta të fundit më pas tërhoqën banderolën duke mos e lejuar përfundimisht opozitën që t’i vendoset flakën.
Në nervozizëm e sipër, deputeti i PD Flamur Noka hodhi shishen në drejtim të punonjësve të Gardës.