Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opozita sot në protestën e nëntë, çfarë pritet të ndodhë

2019/06/21 at 9:23 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas thirrjes së Presidentit, opozita mbyll protestën

Opozita e bashkuar ka lajmëruar sot protestën e nëntë kombëtare kundër qeverisë. Protestuesit pritet të mblidhen në sheshin përpara kryeministrisë në orën 20:00. Gjatë protestave të shkuara ata pasi janë mbledhur aty kanë marshuar drejt parlamentit. Deri tani, kur protestuesit kanë qenë përballë kuvendit ka patur episode të tensionuara midis tyre dhe policisë ku janë hedhur molotovë, kapsolla, gaz lotësjellës edhe ujë. Por skenari i protestës së sotme mbetet i panjohur.


Megjithatë kreu i Partisë Demokratike, Basha deklaroi se protesta e sotme do të jetë paqësore dhe si garanci ai njoftoi se do të merrte pjesë me gjithë familjen e tij. Anëtarë të tjerë të frontit opozitar kanë thënë se kjo do të jetë protesta më e madhe deri tani e opozitës. Kërkesa e tyre kryesore mbetet e njejtë, dorëheqja e kryeministrit Rama.

Në protestën e shkuar, presidenti Meta deklaroi anullimin e zgjedhjeve me arsyetimin që të uleshin tensionet dhe të shmangeshin përplasjet. Në mbrojtje të dekretit të tij ditët e fundit kanë dalë Bashkitë e drejtuara nga forcat e opozitës. Ato kanë kërkuar lirimin e KZAZ-ëve por në këtë përpjekje janë përballur me policinë e shtetit dhe kjo nuk ka kaluar pa incidente. Disa arrestime janë kryer deri tani dhe një pasqyrë e gjendjes së tensionuar ishin pamjet në Shkodër ditën e djeshme gjatë tubimit elektoral të Partisë Socialiste. Një tjetër faktor që i shtohet kauzës së protestuesve janë përgjimet e publikuara nga gazeta ‘Bild’ për herë të tretë. Pavarësisht këtyre reagimi i qeverisë ka qenë mbrojtës dhe mohues ndaj akuzave.

Pra situata që i paraprin protestës së sotme është pak më e vecantë. Për këtë arsye Ambasada Amerikane bëri thirrje dje për distancim nga dhuna ndaj institucioneve dhe të rinisin dialogun.

Palët duket se janë ende larg. Kryeministri mbetet i palëkundur për të mos u tërhequr nga posti i tij. Nga ana tjetër është konflikti institucional me Presidentin Meta për datën e zgjedhjeve. Megjithë thirrjet e këtij të fundit, Rama thotë se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor dhe se nuk e njeh dekretin e presidentit.

Nga të gjitha palët thirrjet për protestën e sotme kanë qenë që nuk do të ketë dhunë. Por nuk ka një dakortësi që të kontribuojë në zgjidhjen e situatës. Policia ka marrë masat për mbarëvajtjen pa incidente të protestës dhe pritet që më shumë se 1500 efektivë të jenë të pranishëm. /Opinion.al

Etiketa: metaopozitarama


Ju sugjerojmë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
Bota

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

30 Qershor, 2026 10:47 pm
Dita e 31-të e protestës në Tiranë
Aktualitet

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

30 Qershor, 2026 8:24 pm
Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
Bota

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

30 Qershor, 2026 7:59 pm
Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
Bota

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

30 Qershor, 2026 6:59 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore
Bota

Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore

30 Qershor, 2026 6:29 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
Politikë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

30 Qershor, 2026 5:24 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Para
Bllokohet një autobus me cigare në Portin e Durrësit

Bllokohet një autobus me cigare në Portin e Durrësit

Ngjarje e rëndë në Indi, autobuzi bie në humnerë

Ngjarje e rëndë në Indi, autobuzi bie në humnerë

Humb jetën nga infarkti në plazh, rasti i tretë brenda 10 ditëve

Humb jetën nga infarkti në plazh, rasti i tretë brenda 10 ditëve
















TE FUNDIT

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
30 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të...

Lexo më shumë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
30 Qershor, 2026

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë. Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë...

Lexo më shumë

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
30 Qershor, 2026

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai...

Lexo më shumë

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
30 Qershor, 2026

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}