Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në “mbrojtje” të Vuçiç

2025/03/05 at 9:57 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në “mbrojtje” të Vuçiç

Organizata dhe politikanë opozitarë serbë në Kosovë paralajmëruan se pjesëtarë të këtij komuniteti do të shkojnë në Beograd javën e ardhshme, për të krijuar një “mur njerëzor” përballë Presidencës së Republikës së Serbisë dhe për të “mbrojtur” presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiç, nga një revolucion me ngjyra.


Që synimi për të “mbrojtur” presidentin të jetë i suksesshëm, thuhet se nuk mund të përjashtohen as incidentet.

Organizatat dhe politikanët opozitarë serbë pretendojnë se pas këtij organizimi, qëndron Lista Serbe – partia më e madhe serbe në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit dhe të vetë presidentit serb, Vuçiç.

Megjithatë, Radio Evropa e Lirë nuk arriti t’i konfirmonte në mënyrë të pavarur këto pretendime.

Qytetarë të komunitetit serb, që thonë se kanë njohuri për këto plane, nuk duan të flasin publikisht.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi Listën Serbe dhe Presidencën e Serbisë për t’i pyetur nëse është e vërtetë që kjo parti qëndron pas organizimit të shkuarjes së serbëve nga Kosova në Beograd, për të “mbrojtur” Vuçiqin, cili është qëllimi i një organizimi të tillë dhe nga kush duhet të mbrohet Vuçiq. Por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Pretendimet për organizimin e tillë vijnë në mes të protestave të studentëve dhe qytetarëve të tjerë në të gjithë Serbinë, të cilët kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për shembjen e një strehe në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

Në këtë incident, që ndodhi më 1 nëntor të vitit të kaluar, humbën jetën 15 persona.

Vuçiq i përshkruan këto protesta si “revolucion me ngjyra” që synon “përmbysjen me dhunë të shtetit”.

Përndryshe, “revolucione me ngjyra” quhen protestat që përmbysën regjimet autoritare në vendet ish-sovjetike.

Tubimi i fundit i madh i organizuar nga studentët u mbajt më 1 mars në Nish – qytet në Serbinë jugore – ndërsa i radhës u paralajmërua për datën 15 mars në Beograd.

Vuçiç, edhe nga ana e tij, paralajmëroi një tubim të madh në Beograd, për të cilin tha se “do t’ju ftojmë së shpejti”.

“Do t’i ftojmë të gjithë në Beograd, në të gjithë Serbinë, për të treguar se Serbia nuk është një grusht tërshërë që do ta gëlltisin lehtë”, tha ai më 2 mars.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, tha më vonë se më 15 mars nuk do të ketë ndonjë kundërtubim.

Deri më tash, serbë nga Kosova, të organizuar nga Lista Serbe, kanë marrë pjesë rregullisht në tubime në mbështetje të Vuçiqit dhe të Partisë Përparimtare Serbe në pushtet.

Sa janë të besueshme pretendimet për shkuarjen e serbëve në Beograd?

Organizatat Lëvizja Kombëtare e Serbëve nga Kosova “Atdheu” (Otadžbina), Forumi Kombëtar Serb dhe Këshilli Kombëtar Serb njoftuan përmes një deklarate të përbashkët në fund të shkurtit se Lista Serbe është duke përgatitur shkuarjen e serbëve nga Kosova në Beograd për të “mbrojtur” Vuçiçin.

Këto organizata pohuan se kanë “informata bindëse” se rreth 500 serbë nga Kosova planifikojnë të ngrenë tenda para Presidencës në Beograd dhe të pengojnë protestën e paralajmëruar për 15 mars.

“Për performancën e tyre, mbështetësit e Vuçiqit do të kenë një mëditje të mirë dhe ushqim e pije të siguruara. Shkuarja e tyre në Beograd është planifikuar për datën 12 mars, ndërsa ‘mbrojtja’ do të zgjaste së paku 25 ditë – aq kohë sa Aleksandar Vuçiq vlerëson se i duhen për ta mbrojtur”, thuhet në deklaratën e këtyre organizatave.

Nenad Radosavleviq nga Forumi Kombëtar Serb thotë për Radion Evropa e Lirë se informacionet për shkuarjen e serbëve në Beograd, janë marrë nga qytetarët në terren.

“Disa njerëz janë mjaftueshëm të guximshëm që informacionet që marrin, t’ua përcjellin njerëzve që janë në anën e duhur”, thotë ai.

Radosavleviq pretendon se plan i autoriteteve serbe është që, në njëfarë mënyre, “të provokojnë një incident të madh në Beograd”, të cilit do t’i përgjigjej policia, me qëllim “mbrojtjen e serbëve nga Kosova, të cilët kanë ardhur vetëm për të mbështetur presidentin Vuçiç”.

“Kjo nuk është mbështetje, është mbrojtje e regjimit në Beograd. Kjo është ajo që është e rrezikshme, por shpresoj që policia të mos mashtrohet”, thotë Radosavleviç.

Stojanoviq: Serbët nga Kosova shfrytëzohen për qëllime politike

Politikani serb, Branimir Stojanoviq, nga Graçanica thotë se ka informacione identike për organizimin e serbëve nga Kosova për të shkuar në Beograd.

Është tragjike që ata shfrytëzohen për qëllime politike ditore”.

“Ne, si parti, kemi marrë vesh nga njerëzit në terren – si në jug, ashtu edhe në veri – për disa që po organizohen për të shkuar në Beograd dhe për të ngritur një lloj kampi atje, para Presidencës [serbe], pikërisht në kohën kur do të organizohet një protestë e madhe”, thotë Stojanoviq për Radion Evropa e Lirë.

Ai beson se qëllim i këtij plani është shtypja e protestave të studentëve në Serbi.

“Qartazi, ka një qëllim për t’i bërë një lloj sabotazhi kësaj proteste studentore. Ne nuk kemi nevojë që të shkojnë njerëz nga këtu. Është tragjike që ata shfrytëzohen për qëllime politike ditore. Ky është një mesazh i keq që po na e dërgon pushteti [në Serbi] – që serbët nga Kosova përdoren për qëllime politike”, thotë Stojanoviç.

Ai shton se është duke dalë me këto informacione në publik për të penguar shkuarjen e serbëve nga Kosova në Beograd.

“Ne kemi shumë probleme. E kemi parë se kur organizohet diçka e tillë… herën e fundit janë bastisur komunat në veri”, thotë Stojanoviq, duke aluduar në zhvillimet e 26 majit, 2023, kur autoritetet e Kosovës morën kontrollin në ndërtesat komunale në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Në të njëjtën ditë, përfaqësuesit e Listës Serbe iu prinë serbëve nga Kosova në tubimin “Serbia e shpresës” në Beograd, në të cilin foli edhe presidenti serb, Vuçiç.

Përndryshe, hyrja e kryetarëve shqiptarë në objektet e komunave në veri, pasi serbët lokalë i bojkotuan zgjedhjet, u bë edhe shkak i konflikteve në ditët në vazhdim.

Mbi 100 persona u plagosën gjatë një përleshjeje mes serbëve protestues dhe pjesëtarëve të misionit të NATO-s, KFOR, më 29 maj 2023, në Zveçan.

Tensionet kulmuan në shtator të atij viti, kur një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit dhe vrau një polic. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë./ REL



Ju sugjerojmë

Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve
Aktualitet

Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

23 Korrik, 2025 8:36 am
Shfaqi probleme shëndetësore, Veliaj dërgohet në spital/ I nënshtrohet ekzaminimeve
Aktualitet

Erion Veliaj i pandehur, sot i komunikohet akuza nga SPAK

23 Korrik, 2025 8:24 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 23 korrik 2024

23 Korrik, 2025 8:21 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 23 korrik 2025

23 Korrik, 2025 8:15 am
Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake
Bota

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake

22 Korrik, 2025 10:37 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

22 Korrik, 2025 10:35 pm
Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit
Aktualitet

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit

22 Korrik, 2025 10:03 pm
Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi
Politikë

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi

22 Korrik, 2025 9:34 pm
Turqia prezanton raketën e saj të parë hipersonike, TAYFUN Block-4
Bota

Turqia prezanton raketën e saj të parë hipersonike, TAYFUN Block-4

22 Korrik, 2025 9:24 pm
Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë
InstaBIZ

Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë

22 Korrik, 2025 9:20 pm
Para
“Ne ja kalojmë Greqisë për turizëm? Kush i nxjerr këto marrëzira”/ Rama-komentuesve: Sa llafe do marri me vete ai 11 maj…

“Ne ja kalojmë Greqisë për turizëm? Kush i nxjerr këto marrëzira”/ Rama-komentuesve: Sa llafe do marri me vete ai 11 maj…

Tiranë/ Tentoi të vriste me armë kushëririn, arrestohet 29-vjeçari në kërkim

Tiranë/ Tentoi të vriste me armë kushëririn, arrestohet 29-vjeçari në kërkim

Kërcënoi me mesazhe djalin e tij, arrestohet 51-vjeçari në Durrës

Kërcënoi me mesazhe djalin e tij, arrestohet 51-vjeçari në Durrës
















TE FUNDIT

Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve
23 Korrik, 2025

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen në ditët e fundit rekorde të reja historike. Sipas kursit zyrtar...

Lexo më shumë

Erion Veliaj i pandehur, sot i komunikohet akuza nga SPAK

Shfaqi probleme shëndetësore, Veliaj dërgohet në spital/ I nënshtrohet ekzaminimeve
23 Korrik, 2025

Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion ka marrë zyrtarisht të pandehur kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 23 korrik 2024

Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
23 Korrik, 2025

Ditën e Mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta. Territori shqiptar...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 23 korrik 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
23 Korrik, 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do ketë disa pengesa te vogla gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni mire ne krahët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com