Opozita e bashkuar ka deklaruar sot se është përmbyllur kodifikimi me konsensus i dakordësisë së 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.
Ndërkohë, opozita kërkon miratimin pa vonesa të draftit të depozituar zyrtarisht në Kuvend, sipas marrëveshjes politike të 14 Janarit.
Po ashtu, opozita i bën thirrje opozitës që t’i përmbahet angazhimit për miratimin e Reformës Zgjedhore pa asnjë ndryshim si dhe të heq dorë nga manovrat të cilat do të kërcënonin konsensusin.
Opozita thotë se zbatimi sa më parë i ndryshimeve ligjore do të mundësonte jetësimin e garancive shtesë, përfshirë fillimin nga puna sa më parë të KQZ për implementimin e identifikimit biometrik./ Opinion.al