Para disa minutash, ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka postuar në “facebook” një status me nota ironike kundrejt opozitës dhe qeverisë teknike të propozur më parë. Duke marrë shkas nga zhurma e madhe që opozita bëri gjatë kohës kur ishte në çadër për hashashin dhe tashmë e gjitha ka mbetur në harresë, ai e ka komentuar kështu këtë situatë:
Nuk po kapet më hashash! As nuk po flitet më për të! Të jetë zhdukur vallë, apo e zuri tymi edhe qeverinë politeknike?!
Hashash ka ende…
Që prej vendosjes në postet e ministrave teknik persona të autorizuar nga Opozita, çështja e drogës duket sikur është lrguar disi nga vëmendja e njerëzve dhe mbi të gjitha e opozitës. Manjani ka qënë gjithmonë i përfshirë në situatën politike në vend, edhe pasi u largua nga posti i ministrit të Drejtësisë.