Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar zyrtarisht mbajtjen e seancës plenare të hënën e 13 shkurtit në orën 17:00.
Ky konfirmim vjen zyrtarisht nga zyra e shtypit, pak orë pas opozita ka njoftuar gjithashtu mbajtjen e protestës së radhës pikërisht përpara këtij institucioni ditën e seancës. “Ju njoftojmë se seanca plenare Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 13 shkurt, ora 17:00. (Urdhër nr.8, datë 10.02.2023, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla)”, thuhet në njoftim.
Më herët kreu i PD Berisha njoftoi se protesta do të shtyhet në rast se kuvendi do të anulonte seancën./Opinion.al