Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opozita nis të enjten mosbindjen civile, pritet bllokimi i disa rrugëve

2018/04/03 at 5:46 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
FOTO/ Policia largon protestuesit, bllokohet rruga para Drejtorisë së Policisë
(Foto ilustruese) 

Opozita e bashkuar do të nisë të enjten protestat për mosbindje civile në të gjithë vendin.

Burimet për Opinion.al thanë se pritet edhe bllokimi i disa akseve të rëndësishme rrugore nga veriu në jug.

Mësohet se do të bllokohen disa nga akset kryesore nacionale në Tiranë, Vorë, Lushnjë, Elbasan, Korçë dhe Lezhë.

Aktualisht në selinë blu po zhvillohet organizimi për përcaktimin e nyjeve që do të bllokohen.

Vendimi për mosbindjen civile u mor ditën e djeshme nga opozita e bashkuar në mbledhjen e përbashkët të grupeve parlamentare PD dhe LSI.

Menjëherë pas mbledhjes, kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika kryemadhi paralajmëruan se opozita ka vendosur në mënyrë unanime mosbindjen civile si formë proteste kundër qeverisë.

Basha: Ne kemi patur një takim të zgjeruar të opozitës parlamentare dhe të strukturave drejtuese të të gjithë partive opozitare në Shqipëri dhe kemi dalë me një vendim unanim; në krah të qytetarëve shqiptarë është mosbindja qytetare dhe kjo nis që këtë javë, në krah të qytetarëve me mosbindjen qytetare, me refuzimin jo vetëm të taksës në rrugën e Kombit por të çdo takse tjetër që ka rritur Edi Rama. Ndaj ky është një vendim unanim i opozitës e cila nis që sonte organizimin për të bërë realitet mosbindjen qytetare, në krah të qytetarëve duke nisur me mospagesat e taksave të rritura nga Rama dhe duke vazhduar me të gjitha format dhe mënyrat e tjera të mosbindjes qytetare.

Kryetarja e LSI, Monika kryemadhi theksoi se aksioni i opozitës synon të largojë duart e kryeministrit nga xhepat e qytetarëve.

Kryemadhi: Mosbindja qytetare për taksat do të thotë të heqësh dorën e Ramës nga xhepi i shqiptarëve, do të thotë të heqësh litarin nga qafa e qytetarëve. Duke u mbyllur gojën mediave dhe të varfërve, Rama po instalon diktaturën e drogës. 23 të burgosur janë heronj, që na dhanë mësim edhe ne opozitës. Rama me fjalor rrugaçi i fyeu, gjë që deri më sot nuk ka guxuar kush ta bëjë për shqiptarët.

Mësohet se ideja e mosbindjes civile dhe përshkallëzimit të protestave antiqeveritare është mbështetur gjatë takimit të opozitës edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Etiketa: mosbindja civileopozitate enjten

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Para
Video Opinion/ Kukësi ndez politikën e Tiranës!

Video Opinion/ Kukësi ndez politikën e Tiranës!

Ekstradimi i 6 shtetasve turq nga Kosova, SHBA mbështet hetimet e nisur me këtë rast

Ekstradimi i 6 shtetasve turq nga Kosova, SHBA mbështet hetimet e nisur me këtë rast

Armike të betuara- Artistet që e urrejnë njëra-tjetrën

Armike të betuara- Artistet që e urrejnë njëra-tjetrën

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com