Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opozita në Francë rrëzon qeverinë

2024/12/05 at 8:34 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Opozita në Francë rrëzon qeverinë

Në Francë pas më pak se tre muaj në pushtet bie qeveria e qendrës së djathtë nën kryeministrin Barnier.

Ngërçi politik që rrezikon Francën mund të ketë pasoja edhe për Europën.

Me votën e mosbesimit opozita në Francë rrëzoi qeverinë e qendrës së djathtë të kryeministrit Michel Barnier. Nacionalistët e djathtë rreth Marine Le Pen dhe kampi i majtë votuan bashkarisht kundër qeverisë, e cila nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave në Asamblenë Parlamentare. Gjithsej 331 nga 577 deputetë nuk i dhanë votëbesimin qeverisë. Barnier duhet të paraqesë dorëheqjen tek presidenti Emmanuel Macron.

Si do të vazhdojë më tej pas votës së mosbesimit?

Në vend është krijuar një situatë ngërçi, pasi rënia e qeverisë e zhyt Francën në një krizë të thellë politike. Zgjedhjet e reja parlamentare mund të zhvillohen në verë 2025. Raportet e forcave politike mbeten të pandryshuara gjë që krijon ngërç. As kampi i majtë, që fitoi zgjedhjet parlamentare sivjet në verë, as forcat e qendrës të Macron dhe as nacionalistët e djathtë të Marine Le Pen me aleatët e vet nuk kanë shumicë të mjaftueshme për të qeverisur. Krijimi i qeverisë sërish do të jetë i vështirë. Ka pak gjasë që në fund të mjaftojë për më shumë se sa një qeveri pakice.

Macron nën presion

Pas Gjermanisë edhe shtylla e dytë e motorit të rëndësishëm gjermano-francez në Europë rrezikon të bjerë përkohësisht në ngërç politik dhe asaj do t’i duhet të merret kryesisht me problemet e veta të politikës së brendshme. Mandati i Macron nuk cënohet nga vota e mosbesimit. Si president ai emëron kryeministrin. Pas zgjedhjeve presidenciale ai u angazhua fuqishëm për krijimin e qeverisë dhe tani do t’i duhet sërish të merret me këtë çështje. Por rënia e qeverisë e dëmton edhe atë vet. Kreu i shtetit e emëroi Barnier kryeministër pas konsultimeve të gjata, forcat e tij të qendrës bashkëqeverisin. Opozita mund të përpiqet tani, që për shkak të raporteve të ndërlikuara politike të nxisë zgjedhje të parakohshme presidenciale. Deri tani Macron e ka refuzuar vazhdimisht këtë. Mandati i tij përfundon më 2027.

Përse Franca ndodhet në krizë politike?

Shkas për krizën politike u bë grindja për buxhetin. Franca ka një kuotë të lartë borxhesh të reja, të cilat Barnier synonte t’i vinte nën kontroll. Projektbuxheti i tij parashikonte, që deficiti buxhetor të ulej nga gjashtë përqind aktualisht në pesë përqind vitin e ardhshëm. Për këtë duhej të rriteshin taksat dhe të shkurtoheshin shpenzimet në volumin e gati 60 miliardë eurove. Të djathtët dhe të majtët kundërshtuan shkurtimet e planifikuara. Qeveria e Barnier do të hyjë në historinë e Francës si qeveria më jetëshkrutër./DW

Ju sugjerojmë

VIDEO/Lionel Messi “lë nam”, provon penalltinë me “Panenka” dhe e gabon
Sport

VIDEO/Lionel Messi “lë nam”, provon penalltinë me “Panenka” dhe e gabon

14 Shtator, 2025 2:16 pm
Elon Musk zbulon drogën që përdor: Më ndihmon të largoj depresionin
Bota

Britani/ Protesta kundër emigracionit, Musk: Të shpërndahet parlamenti

14 Shtator, 2025 1:31 pm
Polonia “sulmon” Hungarinë: Po shantazhoni BE me Ukrainën, e keni kaluar kufirin
Bota

Polonia “sulmon” Hungarinë: Po shantazhoni BE me Ukrainën, e keni kaluar kufirin

14 Shtator, 2025 12:56 pm
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë
Aktualitet

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë

14 Shtator, 2025 12:44 pm
Tentativë vrasje dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik
Rajoni

Tentativë vrasje dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik

14 Shtator, 2025 12:08 pm
“Duam vendin tonë përsëri”, protesta kundër emigrantëve në Londër
Bota

“Duam vendin tonë përsëri”, protesta kundër emigrantëve në Londër

14 Shtator, 2025 12:02 pm
Sot protestë në Hagë, qytetarë e veteranë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
Kryesore

Sot protestë në Hagë, qytetarë e veteranë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

14 Shtator, 2025 11:43 am
Policia godet firmat piramidale online, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim
Kronikë

Policia godet firmat piramidale online, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim

14 Shtator, 2025 11:27 am
Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale
Aktualitet

Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale

14 Shtator, 2025 11:24 am
Vrasësi i Charlie Kirk jetonte me partneren transgjinore, shkatë me miqtë pas krimit
Bota

Vrasësi i Charlie Kirk jetonte me partneren transgjinore, shkatë me miqtë pas krimit

14 Shtator, 2025 11:01 am
Para
Kuba: Plani i Trump për dëbim masiv të imigrantëve, joreal

Kuba: Plani i Trump për dëbim masiv të imigrantëve, joreal

Falja presidenciale dhe lidhjet e Hunter Biden në Burisma

Falja presidenciale dhe lidhjet e Hunter Biden në Burisma

Të paktën 21 të vrarë nga një sulm izraelit në Gazë

Të paktën 21 të vrarë nga një sulm izraelit në Gazë

TE FUNDIT

VIDEO/Lionel Messi “lë nam”, provon penalltinë me “Panenka” dhe e gabon

VIDEO/Lionel Messi “lë nam”, provon penalltinë me “Panenka” dhe e gabon
14 Shtator, 2025

Për raundin e 30-të në MLS amerikane të futbollit, Charlote mposhti 3-0 në shtëpi Inter Miamin e Lionel Messit. Ky i fundit...

Lexo më shumë

Britani/ Protesta kundër emigracionit, Musk: Të shpërndahet parlamenti

Elon Musk zbulon drogën që përdor: Më ndihmon të largoj depresionin
14 Shtator, 2025

Më shumë se 110.000 vetë iu përgjigjën thirrjes së ekstremistit të djathtë Tommy Robinson për të protestuar kundër emigracionit në Britaninë e...

Lexo më shumë

Polonia “sulmon” Hungarinë: Po shantazhoni BE me Ukrainën, e keni kaluar kufirin

Polonia “sulmon” Hungarinë: Po shantazhoni BE me Ukrainën, e keni kaluar kufirin
14 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, kritikoi ashpër Hungarinë, duke e akuzuar për shantazh kundrejt Bashkimit Evropian në procesin...

Lexo më shumë

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë
14 Shtator, 2025

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, ka pësuar një infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë. Sipas informacioneve, gjendja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com