Kryesore

Opozita ndryshon datën e protestës


               Publikuar në : 12:42 - 27/05/19 |
geliano fataj

Opozita ndryshon datën e protestës. Kështu protesta e radhës kombëtare do mbahet në 2 qershor ora 19:00.

Nisur nga fakti që data 31 maj është Natë Kadri, në respekt të besimtarëve myslimanë; dhe nisur nga fakti që data 1 qershor është Dita e Fëmijëve; Protesta kombëtare do të mbahet më datë 2 qershor 2019, ora 19:00, përpara Kryeministrisë”, thonë burime nga PD.

Një ditë më parë, në letrën e tij të pestë publike, Kryeministri Rama njoftoi se do të hapë fushatën zgjedhore më 1 qershor.

Letrën e 5-të në radhë për Lulzim Bashën, Rama e nis me përgëzime për protestën e së shtunës. “Kalimi nga kapsollat e molotovët, te balonat dhe dritat e celularëve ishte një hap domethënës mbrapa!”

Për Ramën, Kushtetuta dhe zgjedhjet e 30 qershorit janë të paprekshme. Ai thotë se Basha po mbytet dhe i ofron një “varkë” shpëtimi.

Me 31 maj, kur opozita vendosi fillimisht të thërrasë protestën e radhës, socialistët do të çelnin fushatën zgjedhore. Për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme në një perimetër prej pak metrash, nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” te Pallati i Kongreseve, Rama ndryshoi axhendën e tij.

Meqë lajmëruat grumbullimin e radhës në 31 maj, shtabi ynë elektoral vendosi ta spostojë në 1 qershor mitingun e çeljes zyrtare të fushatës – kollaj, nuk ishte një datë si ajo e zgjedhjeve që s’e kemi ne në dorë”, e mbyll Rama letrën e tij të pestë drejtuar Bashës./ Opinion.al

Pas