Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opozita letër Çuçit: Të zgjatet afati i kartave të identitetit

2021/02/17 at 7:39 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Opozita letër Çuçit: Të zgjatet afati i kartave të identitetit

Opozita e Bashkuar i është drejtuar me një letër ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ku i kërkon që të zgjatet deri më 30 prill afati i kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike.

Për këtë kërkesë janë vënë në dijeni kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryetari i KQZ, Ilirian Celibashi edhe ambasadorët e ShBA, BE, OSBE. Në letrën e firmosur në emër të opozitës nga Gazment Bardhi ngrihet shqetësimi për konststimin e një numri të madh të shtetasve shqiptarë të cilëve u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik dhe pasaportës biometrike dhe që janë në pamundësi, përfshirë atë ekonomike për ta rinovuar atë.

“Sipas informacioneve zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile janë në total 1,062,000 shtetas të cilët rrezikojnë të mos votojnë në datën 25 Prill 2021 për shkak së dokumenti i tyre i identifikimit ka skaduar apo skadon deri ditën e zgjedhjeve”, – thuhet në letër.

Opozita thotë se pamundësia ekonomike dhe koha e shkurtër për të mundësuar paisjen me karta identiteti qytetarët shqiptarë që u ka skaduar mjeti i identifikimit që mundëson votimin në zgjedhjet e 25 prillit kërkohet marrja e masave të njëjta me ato të ndërmarra me ligjin nr. 11/2019, datë 05.03.2019

“Për një shtesë në Ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002 “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë” të ndryshuar”, ku për shkak të zgjedhjeve lokale u vendos shtyrja e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit. Për shkak të natyrës urgjente ndërhyrja mund të bëhet me Akt Normativ, ku të parashikohet një dispozitë tranzitore në ligjin nr. 8952/2002, me përmbajtje si vijon: “Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimeve elektronike të shtetasve shqiptarë, të cilat janë lëshuar nga data 9.2.2009 dhe që përfundojnë brenda datës 25 Prill 2021, zgjatet deri në datën 30 Prill 2021.”.

Opozita sqaron se “kjo masë nuk duhet të ndalë nxitjen tonë të përbashkët për shtetasit shqiptarë që të bëjnë rinovimin e dokumenteve të tyre të identifikimit. Mirëpo për efekt të garantimit të të drejtës kushtetuese për të zgjedhur, shtyrja e afatit të vlefshmërisë është një masë proporcionale dhe e domosdoshme, që duhet të ndërmerret pa vonesa të metejshme në funksion të garantimit të një procesi zgjedhor të aksesueshëm nga çdo qytetar me të drejtë vote”, – thuhet në letrën drejtuar ministrit të Brendshëm.

Etiketa: afatibledi cucikarata e identitetitletraOpozitra e Bashkuarzgjedhje

Ju sugjerojmë

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Aktualitet

SHBA pezullon shqyrtimin e vizave të emigrimit, në listë edhe Shqipëria

14 Janar, 2026 7:04 pm
Berisha mbledh drejtuesit e qarqeve, vendos orën e protestës së 24 janarit
Kryesore

Berisha mbledh drejtuesit e qarqeve, vendos orën e protestës së 24 janarit

14 Janar, 2026 5:30 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Çfarë veprimesh mund të marrë SHBA në Iran?

14 Janar, 2026 5:21 pm
Franca/ Më shumë vdekje sesa lindje që nga Lufta e Dytë Botërore
Bota

Franca/ Më shumë vdekje sesa lindje që nga Lufta e Dytë Botërore

14 Janar, 2026 3:50 pm
Venezuela “godet” mafien shqiptare, ministri: Operojnë nga Ekuadori
Bota

Venezuela “godet” mafien shqiptare, ministri: Operojnë nga Ekuadori

14 Janar, 2026 3:48 pm
Trump: SHBA të marrë kontrollin e Groenlandës, çdo gjë tjetër është e papranueshme
Bota

Trump: SHBA të marrë kontrollin e Groenlandës, çdo gjë tjetër është e papranueshme

14 Janar, 2026 3:43 pm
Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
Bota

Protestat në Iran, Lavrov: Moska do të vazhdojë të punojë me Teheranin

14 Janar, 2026 3:32 pm
Kush financoi “11 dhjetorin”? Berisha: Hetimi i Kuvendit ka qëllime politike
Kryesore

Kush financoi “11 dhjetorin”? Berisha: Hetimi i Kuvendit ka qëllime politike

14 Janar, 2026 3:23 pm
Rama: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para
Kryesore

Rama: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para

14 Janar, 2026 1:26 pm
Polonia: Evropa duhet ta mbështesë Trump, vetëm ai mund ta ndalë Putin
Bota

Polonia: Evropa duhet ta mbështesë Trump, vetëm ai mund ta ndalë Putin

14 Janar, 2026 12:01 pm
Para
Ministria tregon moshën mesatare të rasteve pozitive me COVID-19

Si do të lajmërohen qytetarë kur t’iu vijë radha për t’u vaksinuar?

COVID-19/ Rama: Vaksinimi i krejt popullit do të bëhet më shpejt

Stuhia e dëborës, miliona persona pa energji në Teksas

Stuhia e dëborës, miliona persona pa energji në Teksas

TE FUNDIT

SHBA pezullon shqyrtimin e vizave të emigrimit, në listë edhe Shqipëria

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
14 Janar, 2026

Qeveria amerikane planifikon të pezullojë lëshimin e vizave për vizitorët nga 75 vende. Vendimi pritet të marrë formë përfundimtare javën...

Lexo më shumë

Berisha mbledh drejtuesit e qarqeve, vendos orën e protestës së 24 janarit

Berisha mbledh drejtuesit e qarqeve, vendos orën e protestës së 24 janarit
14 Janar, 2026

Protesta kombëtare e 24 Janarit, e thirrur nga Partia Demorkatike do të zhvillohet në orën 17:00. Mësohet se ora e...

Lexo më shumë

Çfarë veprimesh mund të marrë SHBA në Iran?

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
14 Janar, 2026

Në qershor, Donald Trump luajti në mënyrë të sigurt. Deklaratat e tij rreth një dialogu të mundshëm me Iranin kishin dhënë iluzionin...

Lexo më shumë

Franca/ Më shumë vdekje sesa lindje që nga Lufta e Dytë Botërore

Franca/ Më shumë vdekje sesa lindje që nga Lufta e Dytë Botërore
14 Janar, 2026

Franca ka regjistruar për herë të parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore më shumë vdekje sesa lindje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com