Deputetja e PS, Olta Xhaçka ishte sot e pranishme në sallën e Kuvendit, ku u pa duke diskutuar me kolegun e saj socialist Arben Pëllumbi.
Ndërsa sot në Kuvend pritet të diskutohet në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
Deputetët do të vendosin nëse mandatin e deputetes Olta Xhaçka do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, sipas kërkesës të kësaj të fundit në vendimmarrjen e janarit të vitit 2023.
Dy grupet parlamentare të PD dhe PS kanë dorëzuar raportet e tyre në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të Olta Xhaçkës.