“Unë gjithmonë këmbëngul të ketë përgjegjësi, morale dhe politike, subjektive ose objektive megjithatë nuk mund ta kërkoj në këtë moment sepse nuk e di a ka bazë për një përgjegjësi të tillë. Ajo që e di është se sa më shpejt organet shtetërore dhe ne si shtet në tërësi, të reagojmë shpejt dhe të bëjmë hetim thelbësor dhe të dalim me një raport tek i cili askush nuk do të dyshojë. Prandaj e përshëndeta vendimin e qeverisë për të pranuar ekspertë të huaj që të vinë të shohin se çfarë bëjmë ne dhe të mos ketë dyshime se dikush fsheh diçka dhe që nuk dëshiron të zbulohet diçka deri në fund personat që kanë humbur jetën”, tha Stevo Pendarovski.

Nga ana tjetër VMRO-DPMNE kërkojnë llogari nga kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.