Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opozita kërkesë Kuvendit: Komision Hetimor për rastin Cakaj

2019/01/11 at 5:39 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Opozita bojkoton sërish parlamentin, të enjten mblidhet në Durrës

Opozita ka dorëzuar në Kuvend një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor që do të verifikojë nëse DISK e ka zbatuar ligjin për pajisjen e zëvendësministrit të Jashtëm, Genti Cakaj me certifikatë sigurire dhe si është zbatuar ligji për administrimin dhe përpunimin e informacioneve pa qenë i pajisur më parë me këtë dokument.


Në kërkesën e opozitës janë 4 çështje që janë objekt i hetimit parlamentar, i cili u paralajmërua një ditë më parë nga kreu i opozitës Lulzim Basha, gjatë emisionit Opinion. Bie në sy se një nga personat që do të hetohet nga parlamenti është kryeministri Edi Rama për rolin e tij në shkeljen e rregullave për garantimin e sekretit shtetëror. 4 çështjet objekt i komisionit hetimor të kërkuar nga opozita janë:

  1. Verifikimi i ligjshmërisë dhe efekteve të veprimeve të institucioneve shtetërore në pajisjen e z. Gent Cakaj me “certifikatë sigurie” nga DSIK;
  2. Roli i Këshillit të Ministrave, Kryeministrit apo ministrave përgjegjës në shkeljen e procedurave dhe rregullave për garantimin e informacionit “sekret shteërore” dhe shkeljen e procedurave për pajisjen e z. Cakaj me “certifikatë sigurie”;
  3. Arsyet e moszbatimit të ligjit nga z. Gent Cakaj për mbi 7 muaj dhe pasojat që ka sjellë për sigurinë kombëtare dhe angazhimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në BE;
  4. Autoritetet përgjegjëse që kanë lejuar z. Cakaj, të administrojë dhe përpunojë informacion të klasifikuar, pa qenë më parë i pajisur me “certifikatë sigurie”.

Kërkesa e opozitës për komision hetimor merr shkas nga informacionet zyrtare të paraqitura në dekretin e Presidentit për refuzimin e dekretimit të Genti Cakaj si Ministër i Jashtëm. Dokumentacion konfirmon se:

  • DSIK e ka pajisur Genti Cakajn me një certifikatë sigurie 5 vjeçare brenda 24 orësh në kundërshtim me ligjin, i cili detyron që procedura për certifikatën brenda ditësh ka afat vetëm 1 mujor.
  • DSIK nuk ka verifikuar Genti Cakajn në vendet ku ai ka jetuar gjatë, sin ë Belgjikë dhe Hungari.
  • Genti Cakaj ka refuzuar për 7 muaj të kërkojë certifikatë sigurie, si person që trajton informacion të klasifikuar si sekret shtetëror nga NATO dhe BE, pavarësisht se strukturat e Ministrisë së Jashtme e kanë vënë në dijeni me shkresë zyrtare.
  • Neglizhenca e zëvendësministrit të Jashtëm duke refuzuar të pajiset me certifikatë sigurie prej 7 muajsh ka çuar nëzbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore të sipërcituara, që sipas parashikimeve të ligjit përbëjnë shkelje penale dhe janë të dënueshme sipas legjislacionit në fuqi.

Në kërkesën e saj, opozita thekson se këto konstatime evidentojnë një situatë të rrezikshme për sigurinë kombëtare dhe ngrenë dyshime serioze mbi cenimin e detyrimeve që vendi ynë ka si vend anëtar i NATOS. “Në këto kushte, është ne detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë që të ushtrojë kontroll parlamentar dhe eventualisht të individualizojë përgjegjësitë e institucioneve shtetërore në këtë çështje.”-thuhet në kërkesë.

Opozita kërkon që komisioni të ketë 9 anëtarë, ku kryetari të jetë nga PD, si dhe një afat kohor prej 3 muajsh. Sipas rregullores, Konferenca e Kryetarëve duhet të mblidhet jo më vonë se 5 ditë nga dorëzimi i kërkesës për të diskutuar kërkesën, përbërjen e komisionit, si dhe caktimin e datës së miratimit në Kuvend në seancën plenare më të afërt.

Etiketa: kerkese rucitkomision hetimoropozitarasti cakaj


Ju sugjerojmë

Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë
Aktualitet

Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë

25 Dhjetor, 2025 2:04 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Qëllohet me thikë një person në Tiranë

25 Dhjetor, 2025 1:52 pm
Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim
Aktualitet

Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim

25 Dhjetor, 2025 12:57 pm
Aksioni i policisë së Shkodrës, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër
Kronikë

Aksioni i policisë së Shkodrës, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

25 Dhjetor, 2025 10:29 am
Begaj dhe Rama urojnë besimtarët për Krishtlindjen
Aktualitet

Begaj dhe Rama urojnë besimtarët për Krishtlindjen

25 Dhjetor, 2025 9:35 am
Nga rajoni në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?
Aktualitet

Nga rajoni në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

25 Dhjetor, 2025 8:29 am
Besimtarët kremtojnë Krishtlindjen, mesazhe për paqe dhe dashuri
Aktualitet

Besimtarët kremtojnë Krishtlindjen, mesazhe për paqe dhe dashuri

25 Dhjetor, 2025 8:19 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 25 dhjetor 2025

25 Dhjetor, 2025 8:17 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 25 dhjetor 2025

25 Dhjetor, 2025 8:14 am
Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
Bota

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

24 Dhjetor, 2025 8:09 pm
Para
Organizatat ndërkombëtare, Ramës: Tërhiqu nga ligji për median online

Rama sulmon gazetarët: Janë shpërndarë kadrinjtë krra-krra-krra

21 pedagogë deklaratë: Dënojmë dhunën e policisë ndaj studentëve

21 pedagogë deklaratë: Dënojmë dhunën e policisë ndaj studentëve

Dushin ta fikim shpesh herë apo ta mbajmë ndezur gjithë kohën? Ja kush harxhon më pak energji

Kujdes, këto 6 pjesë të trupit nuk duhet t'i lani shpesh
















TE FUNDIT

Inteligjenca Artificiale/Arabia Saudite kryeson Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut

Inteligjenca Artificiale/Arabia Saudite kryeson Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut
25 Dhjetor, 2025

Arabia Saudite ka arritur një moment të rëndësishëm në fushën e qeverisjes së inteligjencës artificiale duke u renditur në vendin e...

Lexo më shumë

Pse Rusia do ta refuzojë planin e ri 20-pikësh të përgatitur nga SHBA-të dhe Ukraina

Pse Rusia do ta refuzojë planin e ri 20-pikësh të përgatitur nga SHBA-të dhe Ukraina
25 Dhjetor, 2025

New York Times përpiqet të hartëzojë reagimin e Rusisë ndaj planit të ri prej 20 pikash për t’i dhënë fund...

Lexo më shumë

Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë

Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë
25 Dhjetor, 2025

Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës janë pezulluar nga detyra që prej datës 19 dhjetor 2025, pasi dyshohet se në...

Lexo më shumë

Turqia arreston 115 persona që planifikonin sulme për Vitin e Ri

Turqia arreston 115 persona që planifikonin sulme për Vitin e Ri
25 Dhjetor, 2025

Autoritetet turke kanë bërë të ditur se kanë penguar disa sulme të planifikuara për ditët e Krishtlindjes dhe Vitit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com