Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opozita jashtë zgjedhjeve, Rama: I jam lutur Bashës si Romeo-Zhuljetës

2019/06/06 at 7:43 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Opozita jashtë zgjedhjeve, Rama: I jam lutur Bashës  si Romeo-Zhuljetës

Kryeministri Edi Rama në kuadër të fushatës së zgjedhjeve lokale ndodhej ditën e sotme në Belsh.

Teksa thumboi opozitën për vendimin e saj për t’u mos u futur në zgjedhje, Rama u shpreh se në vitin 2017 i është lutur Bashës si Romeo – Zhuljetës, deri sa pranoi që PD të futej në zgjedhje.

Kryeministri tha se këtë e bërë për të mirën e vendit, duke theksuar se s’mund të vazhdohet më kësisoj,  nuk mund të ketë pushtet pa fitore zgjedhjesh.

Sipas tij, opozita e sotme se për 30 vjet opozita e sotme e ka treguar se vetëm shkatërron, ndërsa shtoi se qeveria ndërton.

“Del Zoti Vangjeli dhe qirje Nardi e thonë që të shtyhen zgjedhjet. Kjo nuk shkon. Nuk mund të bëjmë ne çfarë duan ata. Ata duan tjetër kryeministër, duan të bëjnë si të duan ata. I bie njësoj sikur ne të ishim në opozitë dhe të kërkonim gjërat që duam ne. Luli do ta mësoja. Bretkosa në Belsh ka sa të duash, qofte te daja nuk ka, kanë mbaru. E bëra këtë batutë sepse mu kujtua vjet. I jam lut vjet Bashës si Romeo Zhuljetës. Jo për të as për vete, por për t’i dhënë mundësi vendit që mos të kishte sherr dhe as shamata. Morën çfarë të duan. Morën edhe burgun se burgjet i donin, sepse nxirrnin njerëzit nga burgu me leje lindje, vetëm që të dilnin në fushatë. E bëmë për të mirën e Shqipërisë. Ata kanë sharë Shqipërinë për turp të tyre. Por sot nuk bëhet më kështu, sepse nuk mund të vazhdohet më të fitohet pa u zgjedhur. Një gjë është e sigurt: Më të mirë se ne nuk ka. Vlerësimi nuk bëhet me llafe, as me gjatësi, por me fakte. 30 vjet mjaftojnë për të bërë krahasimin. Krahasoni çfarë kanë bërë ata e çfarë ne. Nuk kemi shkatërruar, nuk kemi shkatërruar vendin, nuk kemi ngritur armët e shtetit kundër atyre që protestojnë, asnjëherë nuk kemi ndalur së protestuari. Këtu në Belsh. Në Librazhd, në Elbasan, në të gjithë Shqipërinë, puna jonë flet më mirë se çdo fjalë. Kur kemi bërë fushatën në Elbasan, kemi qenë me Qazimin e vinte erë e tmerrshme plehrash që digjeshin në mes të qytetit. Qazimi më tha që do ia heq këtë kancer qytetit. E kemi kthyer Elbasanin në vend të përpunimit të mbetjeve. Ata nuk janë fare sepse kanë frikë të përballen me popullin. Ata e dinë shumë mirë se nuk fitojnë dot zgjedhje dhe kapen pas çdo lloj alibish, të pakuptimta,  absurde, të dëmshme, për të shmangur atë që nuk e shmangin dot: zgjedhjet. Kanë dalë në rrugë dhe në rrugë do të mbeten, si rrugët që i kanë lënë rrugëve. Në Elbasan përfunduam rrugën, kurse ata nuk është detyra jonë t’i kthejmë nga rruga. Kanë filluar që të rrahin njëri-tjetrin. Ata kanë vendosur të vrasin veten politikisht. Flasin këta për drogë e krim, ndërsa ai që rrahu babë e bir ishte trafikant droge. Në rast se ata do i kishim detyruar që mos hyjnë në zgjedhje, kjo do të ishte antidemokratike. Ata kanë pranuar humbjen pa hyrë në zgjedhje. Ky nuk është problem i shtetit, as i qeverisë, por problem i opozitës. Ata e dinë se humbin zgjedhjet, sepse kanë një udhëheqje të korruptuar e kriminale. Ata kanë frikë nga drejtësia. Ata po bëjnë gjithçka që të kthejnë reformën në drejtësi. Ata i ka marrë me vete urrejtja, kanë humbur logjikën. Ne nuk shtyjmë dot zgjedhjet”, tha Rama./ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Para
Polonia letër BE:Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Polonia letër BE:Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Roskovec, kalimtari përplaset për vdekje nga një makinë

Aksident në aksin Tiranë- Elbasan, humb jetën një person

Reportazhi i revistës kanadeze: Shqipëria narko-shteti i parë në Evropë

Reportazhi i revistës kanadeze: Shqipëria narko-shteti i parë në Evropë

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com