Opozita e re ka votuar sërish pro qeverisë. Në Komisionin e Ligjeve, falë votave të deputetëve të opozitës së re janë miratuar dy ligjet e Reformës në Drejtësi që ishin kthyer nga Gjykata Kushtetuese.
Bëhet fjalë për ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” dhe “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Të enjten, ligjet do të hidhen në votim dhe sipas të gjitha gjasave do të marrin numrin e nevojshëm për t’u miratuar.
Prej vitesh, shumica kërkoi konsensusin e opozitës për t’i ndryshuar, por përveç debateve në këshillin e legjislacionit e me pas Komisionin e Ligjeve, konsensusin nuk e mori kurrë. Të enjten në seancë plenare, do të votohet edhe rregullorja e re e Kuvendit. / Opinion.al