Kryesore

Opozita e re thërret Sandër Lleshajn në interpelancë


               Publikuar në : 15:41 - 15/04/19 |
eri on

Deputetët e “opozitës së re” kanë kërkuar interpelancën e parë në Parlament. Do të jenë Ralf Gjoni nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Myslim Murrizi i Partisë Demokratike që do të kërkojnë shpjegime nga Sandër Lleshaj për grabitjen në Rinas.

Interpelanca do të mbahet këtë të enjte dhe kërkesa që është firmosur nga 11 deputetë të opozitës ka si pyetje kryesore planin e masave të marra nga institucionet ligjzbatuese për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

Ralf Gjoni e paralajmëroi një interpelancë të tillë, ku gjatë seancës së kaluar plenare, i kërkoi Ministrit të Brendshëm dorëheqjen nëse ngjarja nuk do të zbardhej brenda 2-3 javëve./Opinion.al

Pas