Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opozita e munguar e të rinjve në PD

2015/11/08 at 8:10 AM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Opozita e munguar e të rinjve në PD

Desada Metaj


Ështe kaq e thjeshtë të bësh opozitë në një Shqipëri të keq qeverisur dhe me probleme të pafundme në cdo sektor. Çështja thjeshtohet më shumë kur mendon që në një vend me të rinj të mirëarsimuar,vec opozitës ka hapësirë për të shpalosur dhe alternativën. Por kjo nuk ndodh. Ajo pak energji që shoh tek të rinjtë e opozitës në pjesën më të madhe të kohës është e fokusuar tek lidershipi i partisë,tek dëshira për t’u atashuar me emra departametesh,apo perfaqsime në nivel lokal që nuk dëshmojnë as formimin profesional dhe aq më pak atë politik të ambiciozëve të rinj të opozitës.

Nuk më duket fort etike të bëj opozitën e opozitës, por kur shoh që cdo kritikë nuk trajtohet si e tillë por si sulm që i duhet një përgjigje mendja më shkon që ka disa keqkuptime të mëdha.
I dashur Akil, nuk ka asnjë grupim konspirativ në media që merret me koordinatorët e rinj të PD. Dhe a e di pse? Sepse deri më sot nuk keni prodhuar asgjë më shumë se lexime deklaratash ( uroj ti keni shkruar vetë) apo takime të cilat nuk kanë prodhuar asnjë lajm serioz. Nuk kam hasur asnjë shkrim apo deklaratë tuajën e cila të mbetet në mëndjen e ndonjë gazetari e më pas të diskutojë për të. Ndaj është e kote që ankoheni për mungesë hapësire kur tregu është i etur për kritika dhe alternativa në një realitet të zymtë,ashtu sic e përshkruan dhe ti.

Kur flet për korrupsion lemerisës ndoshta nuk të kanë treguar apo se ke kuptuar që ky korrupsion nuk lindi në dy vjet,as në 3. Është një sistem që është ngritur kohë më parë,që u ushqye nga pushteti i 8 viteve të PD. Shumë nga ata që mbushen xhepat me milionat e korrupsionit janë ende në partinë ku ti ënderron të bësh karrierë. E nëse do të jesh ndryshe nga ta,ti dhe shokët e tu të rinj në moshë duhet të bëni dicka ndryshe,dicka që të më bëjë mua dhe të tjerët të besojmë se gjërat do të ndryshojnë e ju nuk do jeni si këta që janë tani apo si ata qe ikën.

Nuk ka idealizëm opozitar në një vend deri diku demokratik si i joni. Ka aksion opozitar,nisma opozitare,frymë opozitarizmi. Gjejeni këtë frymë,bashkoni veten dhe të tjerët dhe do e kuptosh që nuk ka frikë përballë pushtetit të Edi Ramës. Partia ku ti bën pjesë ka qenë pjesë e aksioneve opozitare kur eliminoheshin fizikisht drejtuesit dhe arrestohej kryetari. E unë të siguroj që Edi Rama as e çon nëpër mënd të eliminojë kundershtarët e tij politikë e aq më pak te arrestojë ish hajdutët. Boll probleme ka me socialistët.

Të rinjte duhet të mbështesin risitë,të jenë
radikalë, thua ti në shkrimin tënd. Çfarë prisni që të bëheni të tillë? A i patë komunistët e rinj si goditën me vezeë pasardhësit socialistë? Dhe këtë e bënë për reformën në arsim,për të cilën ndoshta të rinj si ju duhet të dilnin në protesta e të mbanin gjallë frymën opozitare. A e keni lexuar ligjin e ri te procedurave tatimore? A keni dëgjuar për bizneset familjare që po lene njerezit pa bukë? Keni lexuar për tenderin e dializës? Po për barnat që mungojnë nëpër farmaci? Mund të të rendis edhe dhjetra arsye të tjera për të qenë më afër me njerezit e pakënaqur nga qeverisja. E nëse më lejon, po të keshilloj ta bëni këtë jo nga podiumi i selisë,por nga rruga, nga dyqani, nga lokali i biznesit të goditur. E nëse mundni e ju lejojnë, përmendni me emra klientët e qeverisë së djeshme që ende sot abuzojnë me tenderat publike. Vetëm atëhere do të nisin t’ju besojnë se e keni seriozisht opozitën,se nuk po bëni avokatin e kryetarit për t’i rënë atij në sy e për të bërë karrierë.
Vetëm kur te keni rreth vetes njerëz që t’ju besojnë e jo vetëm të ankohen do e kuptoni se dyert e medias,ekranet e televizioneve apo portalet do të jenë tuajat. Deri atëhere,d uhet shumë punë dhe më pak idealizëm. Sepse nga ajo që shkruaje nisa të besoj që dhe ti si drejtoresha e Tatimeve kishe lënë një rrogë të mirë për t’i shërbyer Shqipërisë.

Unë nuk e besoj këtë ndërsa uroj që në PD të ketë më shumë se idealizëm frymë opozitarizmi,aksion politik dhe sa me pak servilizëm. Kur kjo të ndodhë atëhere nuk do keni kohë të ankoheni,por të organizoheni për zgjedhjet e reja.



Ju sugjerojmë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Para
2 vjet qeverisje, ja si ndryshuan llogaritë bankare të ministrave

2 vjet qeverisje, ja si ndryshuan llogaritë bankare të ministrave

Zbuloni problemin më të madh të shqiptarëve sot

Zbuloni problemin më të madh të shqiptarëve sot

SMS që mblodhi Asamblenë e Shkodrës në seli në mes të natës

SMS që mblodhi Asamblenë e Shkodrës në seli në mes të natës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i...

Lexo më shumë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}