TIRANE- Pas negociatave që nisën mbrëmë në darkë dhe u zhvilluan më tej paraditen dhe mesditën e sotme është arritur që PS-PD-LSI të dalin me një draft të përbashkët për aktet nënligjore të dekriminalizimit. Negociatat janë zhvilluar mes Oerd Bylykbashit dhe Taulant Ballës. Tashmë pritet të rinisë seanca plenare ku do të miratohen edhe këto akte nënligjore.