Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opozita dhe mazhoranca debate në komisionin për TIMS, votimi i kërkesës së ekspertëve shtyhet për të hënën

2024/04/12 at 6:54 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Opozita dhe mazhoranca debate në komisionin për TIMS, votimi i kërkesës së ekspertëve shtyhet për të hënën

Mbledhja e Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS është shoqëruar me debate mes palëve për sa i përket ekspertëve.


Gjatë mbledhjes nuk munguan dhe akuzat mes opozitës dhe mazhorancës. Nënkryetari i këtij komisioni, Toni Gogu, kërkoi nga kolegët e opozitës t’i përmbahen vendimit të Kuvendit e të mos shndërrohen në gjyqtarë. Gjithashtu, Gogu iu përgjigj akuzave të Salianjit pas arrestimit të drejtorit të IT në Policinë e Shtetit Ervin Muça.

Pas disa orësh debate, palët kanë rënë dakord që mbledhja e radhës në komisionin për të dhënat e TIMS të mbahet ditën e hënë kur do të votohen kërkesat e ekspertëve për informacion.

Ervin Salianji: Kërkesa që hedh në votim, a jeni dakord që nesër në orën 11 të bëjmë mbledhjen e radhës, që të kemi mundësi që dy ekspertët e tjerë të japin mendimet e tyre. Ore këtu vidhet TIMS, ju thoni do dalim kot aty.

Elda Hoti-Gogut: Toni kemi dy orë që të dëgjojmë ty. Kam tre orë që të kërkoj ty, ky komision përbëhet nga deputetë, kështu që për respekt dëgjo. E kuptojnë të gjithë shqiptarët që jeni në një vijë me atë që bëri kryeministri. Shqetësimi i opozitës ishte edhe i ndërkombëtarëve. Këtu flitet për siguri kombëtare. Arrestimi i Muçës e tregon qartë se ky është një urdhër politik.

Kjo qeveri po bën gjithçka për të fshehur të vërtetën sepse vjedhja e të dhënave është bërë me urdhër të saj. Gjithkush e kupton të nderuar kolegë se përse është ndërhyrë në këtë sistem dhe dy janë arsyet kryesore. Të nderuar kolegë mos u përpiqni për ta penguar këtë hetim. Do e keni të pamundur sepse e vërteta sot është në sytë e të gjithë shqiptarëve.

Ervin Salianji: Propozimi im është ky, s’ka sens as logjik as ligjor që ai që punon të mbetet peng i atij që nuk punon.

Toni Gogu: I vetmi njeri që di që të dhënat kanë shkuar te grupet kriminale, je ti. Unë do ta bëj kërkesën proceduriale kur ne të vijnë në atë fazë që ju të jeni një nga dëshmitarët në këtë komision.

Ervin Salianji: Pse bën sikur nuk jeton këtu more… Nëse keni frikë nga grupet kriminale, thoni…

Ervin Salianji: Kam propozim tjetër, meqë ju nesër jeni pushim dhe nuk punoni dot… kam propozim që ta vazhdojmë këtë mbledhje të hënën. Pse mbledhja e grupit është më e rëndësishme se TIMS. Pra partia më e rëndësishme se vjedhja e të dhënave. Doni të bllokoni komisionin? Po po kështu jeni mësuar ju, Enver Enver. Se kaq jeni mësuar ju, të duartrokisni.

Ramadan Likaj: I propozoj komisionit, jeni dakort që kërkesat e dy ekspertëve ti lëmë për tu votuar të hënën.

Toni Gogu: Zoti Likaj. Ky propozim që sapo bëtë është i 9 të cilat i bllokon kryetari. Ka 9 propozime që nuk i hedh në votim. Ka dy propozime të Dogjanit, një tëndin, dy të Naços. Pra janë 9 kërkesa që janë pirg aty. Janë 9 kërkesa që nuk hidhen në votim.

Ervin Salianji: Miratohet propozimi i Ramadan Likajt. Kërkesat janë të miratuara. Propozimi i Likajt ishte, kalojmë kërkesat e dy ekspertëve të propozuar dhe ditën e hënë kalojmë kërkesat për informacion të dy ekspertëve të tjerë. Kaq ishte. Nuk doni ju. Pika tre e rendit të ditës.

Ramadan Likaj: Kërkesat e dy ekspertëve që na kanë sjellë sot nuk po marrin votimin se ka idera të ndryshme se dy  ekspertët e tjerë nuk kanë sjellë asnjë kërkesë. Propozova që ti miratojmë të gjitha së bashku të hënën. Ti zoti Gogu re dakort me kërkesën tume.

Ervin Salianji: Ramadan dakord. Të nderuar pazarxhinj, mos ta kthejmë në gallataxhinj. Meqë zoti Gogu thotë Pazar.

Të hënën të hënën caktojmë orën kur të doni ju. E lëmë të hënën ditën dhe orën.  Po u them se sot propozimet e ekspertëve janë këto që janë të hënën u lëmë kohë dy ekspertëve të tjerë të hënën. U lëmë kohë dy ekspertëve të tjerë…

Toni Gogu: E di sa herë marr unë fjalën trembesh…

Ervin Salianji: Lindita hajde të fshihem pak.

Toni Gogu: Propozimi i të gjithë grupit tonë është shumë i thjeshtë. Na jepni kohë të njihemi me kërkesën për informacion të dy ekspertëve dhe në mbledhjen e ardhshme votojmë për propozimet e bëra nga ekspertët tuaj dhe paraqesin dhe ekspertët tanë kërkesat për informacion. Na jepni kohë të njihemi me kërkesat për informacion. Kryetari tjetërson propozimet tuaja.



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

1 Shkurt, 2026 9:35 pm
Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
Bota

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

1 Shkurt, 2026 8:57 pm
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Aktualitet

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

1 Shkurt, 2026 8:50 pm
Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
Bota

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

1 Shkurt, 2026 5:05 pm
Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas
Kryesore

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas

1 Shkurt, 2026 2:41 pm
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

1 Shkurt, 2026 1:01 pm
Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
Aktualitet

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

1 Shkurt, 2026 11:27 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

1 Shkurt, 2026 11:03 am
Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
Kryesore

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

1 Shkurt, 2026 10:59 am
Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Para
Meta paralajmëron riorganizim të partisë: Koha t’i japim fund arrogancës në opozitë!

Meta paralajmëron riorganizim të partisë: Koha t’i japim fund arrogancës në opozitë!

Franca paralajmëron shtetasit e saj: Mos udhëtoni në Iran, Liban, Izrael dhe Palestinë

Franca paralajmëron shtetasit e saj: Mos udhëtoni në Iran, Liban, Izrael dhe Palestinë

Vuçiç i kërkon ndihmë Kinës në OKB

Vuçiç i kërkon ndihmë Kinës në OKB
















TE FUNDIT

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
1 Shkurt, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të fshatit Rrilë në Lezhë, ku si pasojë...

Lexo më shumë

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
1 Shkurt, 2026

Princesha e kurorës së Norvegjisë është përfshirë në një tjetër skandal faqet e reja të dosjes Epstein duket se tregojnë...

Lexo më shumë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
1 Shkurt, 2026

Aksi Elbasan-Qafë Thanë është hapur për qarkullimin e mjeteve, pas disa orësh bllokim të shkaktuar nga rrëshqitjet e dherave dhe...

Lexo më shumë

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
1 Shkurt, 2026

Ish- presidenti dhe ish-Kryeministri i Malit të Zi Milo Djuknovic ka mohuar të ketë patur njohje apo komunikim me Jeffrey...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com