Kryesore

Opozita bullgare pro heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, reagon Varhelyi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:42 - 22/06/22 |
Opi Nion

Opozita bullgare i ka hapur rrugë heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, pasi kreu i saj ka vënë në dispozicion votat e tij. Lajmi është bërë i ditur nga komisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi në një postim në rrjetin social “Twitter”.

Ai e quan vendim historik për Evropën atë të liderit të opozitës Boyko Borissov i cili ka pranuar të japë votat në Parlament për të pranuar hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Ky vendim gjithashtu i hap rrugë hapjes së negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Falenderojmë liderin e opozitës Gerb @BoykoBorissov

për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedonine e Veriut”,-ka shkruar në Twitter Oliver Varhelyi./Opinion.al

Pas