Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi si teatër vendimi e deputetëve të opozitës për tu larguar nga tryeza e Reformës Zgjedhore ditën e djeshme.
Veliaj shfrytëzoi një takim me këshillin konsultativ të qeverisjes qendrore dhe vendore për të komentuar ashpër veprimin e opozitës. Ndër të tjera kryebashkiaku i Tiranës tha se opozita mendon vetëm për “by**ën e tyre”.
“Ka qenë një moment gjunjëzimi ndaj natyrës tërmeti. Në një hotel tjetër u bë teatër, mendojnë për vete dhe ikin nga tryezat. Më falni për shprehjen; për by**ën e tyre. Ka ardhur nevoja për një tërmet mentaliteti. Si mund të funksionoje politika kështu?! Shpërblim për zjarrfikësit. Këta janë heronj, ata që kanë ngelur pa gjumë 72 orë. Jo këta idiotët, vigani-shkurtabiqi, që ikin nga tavolina”, tha Veliaj. /Opinion.al