TIRANË- Opozita edhe sot ka protestuar duke bllokuar foltoren e Parlamentit. Gramoz Ruçi duke folur nga vendi tha se “Opozita të zejë vendet e të dëgjoë dhe maxhorancën dhe jo të uzurpojë foltoren e kuvendit. Ju lutem shumë z. Kryetar i Kuvendit, kërkoj që të vendosni situatën dhe të shprehim dhe ne pikëpamjet tona për këtë cështje. Sakaq Meta vendos 5 minuta pushim.
“5 minuta pushim dhe më pas të vijojmë me seancën dhe të ketë reflektim nga ana e opozitës për kërkesën e Rucit se është e drejtë themelore për t’u shprehur të gjithë në parlament”, tha Meta.